X

Bulqizë/ Çfarë fshihej pas helmimit të 160 banorëve


Rrethuar nga malet, Bulqiza nuk vuan për burime ujore, por ditët e fundit shumë banorë po vuajnë për ujë të pijshëm. Është fjala për lagjen e sipërme të qytetit, aty ku 160 persona u helmuan dhe përfunduan në spital, në fillim të Majit. Dyshimet e para, por dhe sot e kësaj dite lidhen me ujin e pijshëm.

Ka dyshime që uji mund të jetë kontaminuar nga agjentë fiziko–kimikë;  nga përdorimi i dinamitit apo i sasive të karbitit që si pasojë e reshjeve kanë kulluar dhe janë bashkuar me ujin e pijshëm, shkruan tvklan.

Drejtuesit e Ujësjellësit të Bulqizës, nuk kanë ende një  përgjigje, ndërsa drejtori i DSHP i fajëson se  nuk është marrë asnjë masë alternative.

Aktualisht nuk ka më raste që shkojnë në spital me shenjat e helmimit, por frika mbetet dhe banoret nuk e konsumojnë ujin që vjen në çezmat e tyre.

More in AKTUALITET, LAJME
Ethet e zgjedhjeve, bashkitë “përveshin mëngët”, mbledhja e taksave shënon rritje

Dy muaj para zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit të ardhurat nga taksat që vjel pushteti vendor kanë shënuar rritje të...

Close