X

Rudina Hajdari i flet popullit shqiptar edhe me ndjesi edhe me poezi (video)


Njoftojmë të gjithë qytetarët, që nuk e kanë ndjekur seancën e parlamentit të ditës së enjte, se fjalimi më i rëndësishëm i kësaj seance, ishte ai i deputetes Rudina Hajdari. E trembur se mos Edi Rama, tradhëton dhe kthen në parlament opozitën e Lulit, ajo iu drejtua popullit me një fjalim shumë kuptimplotë, me atë mënyrë që jemi mësuar të shohim vetëm atë.

Unë i detyrohem këtij vendi shumë dhe kam për të bërë gjithçka, nuk jam vetëm, jemi më shumë seç mendohet dhe më shumë seç mund të thuhet“, thotë me një modesti të pashembullt, Rudinë deputetja.

Për të mos u dukur si të pabesueshëm, në këto që themi, ndiqni me fjalë dhe me zë, fragmente nga fjalimi i madh i Rudinës tonë.

Rudina Hajdari në parlament:

Nuk është fundi i Shqipërisë, por është fundi i politikës 28 vjeçare.

Kërkesa që kam ndaj njerëzve është të flasim me ndjesi, u drejtohem atyre që jo vetëm më dëgjoni por edhe më kuptoni, jo vetëm më vështroni por edhe më shikoni, do flas me fjalët e shpirtit.

Në kohë të jashtëzakonshme është e udhës të bëjmë gjëra të jashtëzakonshme, shumë njerëz më thonë, mos, se ky vend ka marrë fund, mos se Shqipëria nuk bëhet, shqiptarët janë dembelë, mos se këta janë të rrezikshëm, se këta kanë bërë marrëveshje, se media është e shitur, mos se je vetëm.

Unë ndiej se nuk jam vetëm, ky vend nuk ka marrë fund, e këta kanë marrë fund se shqiptarët nuk janë dembelë por këta janë dembelë, këta nuk janë të rrezikshëm por të frikësuar në palcë, kanë bërë marrëveshje por jo për shqiptarët por për zuzarët.

Unë i detyrohem këtij vendi shumë dhe kam për të bërë gjithçka, nuk jam vetëm, jemi më shumë se çmendohet dhe më shumë se ç’mund të thuhet”.

VIDEO: 

/TPZ.al/Tej e këtej/

More in TEJ E KETEJ
Elisa Spiropali shpall postulatet e saj të ndritura (lexojini dhe mësojini ato përmendësh!)

Zëdhënësja e qeverisë dhe e Rilindjes, Elisa Spiropali, nuk shkruan më në rrjetet sociale statuse të zakonshme. Tashmë ajo, në...

Close