X

Rama: E vërteta e humbjes së gjyqit 110 milionë euro me Becchetti-n


Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë shumë të shkurtër për lajmin se Shqipëria ka humbur në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut një çështje me biznesmenin italian Francesco Becchetti, pronarin e televizionit Agon Channel. I pyetur në emisionin “Opinion” Rama tha se nuk mund të bëjë asnjë koment për këtë çështje.

“Në arbitrazh ka një klauzolë konfidencialiteti që deri në mbarim të procesit, palët nuk shprehen. Ka një klauzolë konfindecialiteti që i obligon palët të mos shprehen pasi është gjykata që në përfundim të procesit do të shprehet. Për momentin kemi portalet”- tha Rama që nuk e mohoi se e di vendimin e marrë që në 24 prill, por që sipas tij nuk mund ta thotë. 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Gjyqi me Becchettin/ Lubonja: Rama veproi në mënyrë arbitrare, Bushati: Arsyeja përse në Shqipëri nuk vijnë investitorë të huaj

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, është diskutuar lajmi se Francesco Becchetti, ka fituar në arbitrazh ndaj Shqipërisë, një dëmshpërblim prej 110...

Close