X

Rama: Me daljen nga parlamenti, opozita vrau veten politikisht


Në një takim me gazetarët, kryeministri Edi Rama është shprehur se se me daljen nga Parlamenti, opozita ka vrarë veten politikisht. Në lidhje me krahasimin që opozita shqiptare i bën Ramës me presidentin Maduro, kryeministri është shprehur se në Venezuelë askush nuk është larguar nga parlamenti.

“Kanë mësuar Maduron tani, por opozita e Maduros prej vërteti, jo ajo imagjinare nuk është larguar nga parlamenti. Në Egjipt  u bënë zgjedhje që u lajmëruan të mërkurën për të dielën, opozita atje u fut në zgjedhje. Këto lojëra të tyre nuk mund të imagjinohen sepse janë vetëvrasje. Ata kanë vendosur të vrasin veten politikisht”, u shpreh Rama.

More in AKTUALITET, LAJME
Borchardt, një lake që duhet përbuzur

Andi Bushati  Bernd Borchardt e ka radhitur veten në linjën e paraardhësve më të përbuzshëm që OSBE ka dërguar ndonjëherë...

Close