X

“Kujt t’ia lëmë Shkodrën?” Voltana Ademi-Ramës: Vlora që qeveriset nga Rilindja u përmbyt me 30 minuta shi


Kryetarja e Bashkisë Shkodër, në një reagim në Facebook, i është përgjigjur deklaratave të Ramës. Ademi shkruan se Shkodra nën qeverisjen e saj është përmirësuar shumë dhe e krahason me Vlorën, për të cilën thotë se ka vetëm Lungomarën dhe u përmbyt pas 30 minutash shi.

Më tej kryetarja e Bashkisë Shkodër, shton se qyteti që ajo drejton në 6 vitet e fundit nuk ka marrë fonde, por ja ka dalë me mirëadministrim të lekëve që grumbullon nga taksat.

“Në qytetin bregdetar, “vepra më e rëndësishme e partisë së Rilindjes” është Lungomare- ja e famshme. Vetëm pak ditë më parë të gjithë shqiptarët, e jo vetëm vlonjatët, e panë se ku kanë shkuar miliona euro investime, pasi disa minuta shi përmbytën të gjithë Lungomare- n. Kjo është prova më e mirë dhe më e qartë se çfarë bëri “Rilindja” për 4 vite në Vlorë.

Shkodra këto 6 vite, nuk ka marrë asnjë investim nga “Rilindja” e Edi Ramës. Kjo është e vërteta që e di Shkodra dhe Shqipëria mbarë. E megjithatë, falë mirëadministrimit si një familje e madhe, me të ardhurat e vetë qytetarëve, përmes taksave që vazhdojnë të jenë më të ulëtat në vend, kemi investuar në rrugë, trotuate, hapësira të gjelbra, ndriçim, kanale kulluese, qendra shendetesore, shërbim social, shkolla e ambjente sportive…..

“Rilindja” e ka të vërtetuar me prova, edhe gjyqësore tashmë, se jo vetëm nuk është më e mira por është më e inkriminuara, më e korruptuara dhe hajdutja e zgjedhjeve. Sepse vetëm kështu Edi Rama mund të marrë pushtet, pasi shqiptarët nuk e votojnë. Prandaj largimi i Edi Ramës dhe klikës së tij është prioritet dhe emergjencë kombëtare”, shkruan Ademi.

Kryeministri Edi Rama sot në takimin me gazetarët në selinë e qeverisë gjatë fjalës së tij përmendi dhe Shkodrën dhe kryetaren e Bashkisë, ku tha se nuk mund t’ia lënë më atë qyetar, pasi po e shkatërron. Ai tha se Ademi ankohet vetëm se nuk merr fonde, por ka 25 vite që drejton bashkinë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Dule dhe Tavo takojnë Tsipras-in, mediat greke: Biseduan për situatën në Shqipëri

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, dhe ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo, kanë zhvilluar sot...

Close