X

Dhunimi i banesës së Borchardt, reagon Soreca: E dënojmë me gjithë zemër


Kundër sulmit të bërë me grafite në muret në hyrje të banesës së ambasadorit të OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt, ka dalë edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Soreca dënon veprimet e kryera kundë ambasadorit Borchardt, ndërsa shprehet se në një demokraci moderne nuk ka vend për veprime të tilla.

“E dënojmë me gjithë zemër frikësimin që i është bërë ambasadorit të OSBE në Tiranë Bernd Borchardt. Dënojmë grafitet dhe të gjitha mënyrat e tjera që janë përdorur kundër tij, kundër autoritetit të tij zyrtar. Nuk ka vend për veprime të tilla në një demokraci moderne”, shkruan Soreca.

Kujtojmë se ndërsa opozita protestonte më 11 maj kundër qeverisë, Borchardt bëri thirrje kundër përdorimit të çdolloj dhune. Pas kësaj thirrje persona të paidentifikuar kanë shkruajtur në muret në hyrje të banesës së ambasadorit, “Borchardt shame on you” (Borchardt, turp për ty).

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Shpërndajnë Fake News/ Nën hetim Renea.al dhe “Gramoz Ruçi”

Nuk janë të pakta rastet kur krimi kibernetik nis hetimet mbi mashtruesit në internet, të cilët përfitojnë nga logo institucionesh...

Close