X

Po lëvizte me biçikletë, 66-vjeçari përplaset nga një makinë, humb jetën në spital


Një aksident, me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:55, në aksin rrugor Seman – Fier, ku viktimë ka mbetur 66-vjeçari me inicialet R.K,. Ai po lëvizte me biçikletë, kur është goditur nga një automjet ende i paidentifikuar, i cili është larguar më pas nga vendngjarja.

66-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra, ndërsa policia po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot rreth orës 20:55, në aksin rrugor Seman – Fier, një mjet i pa identifikuar duke lëvizur në rrugë ka aksidentuar shtetasin R.K, 66 vjeç, banues në Dermënas, i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi R.K i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e mjetit që është larguar, dokumentimin ligjor dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

More in AKTUALITET, LAJME
Rama: ‘Në 21 janar nuk pati dhunë’/ Shikoni pamjet (VIDEO)

Sipas Edi Ramës, protesta e djeshme e opozitës nuk mund të krahasohet me 21 janarin, pasi atëhere nuk u përdor...

Close