X

Lamtumira! Zarife Hasanaj prehet te Varrezat e Dëshmorëve


Nëntetarja Zarife Hasanaj, Dëshmore e Atdheut u përcoll sot me nderime për në banesën e fundit në Varrezat e Dëshmorëve.

Pas apelit të fundit dhe një minute heshtje, familjarë, të afërm e miq, por edhe personalitete të larta shtetërore i dhanë lamtumirën e fundit nëntetares që vdiq në krye të detyrës.

Arkivoli që mban trupin e Dëshmores së Atdheut iu drejtua rreth orës 13:50 monumentit “Nënë Shqipëri”.

Ndërsa flamuri kuq e zi që e mbulonte iu dorëzua të atit, i cili nuk ka mundur t’i mbajë dot lotët.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Kryetari i PD, Lulzim Basha, bënë homazhe dhe u përkulën sot me nderim para trupit të nëntetares.

Zarife Hasanaj ndërroi jetë në 6 Maj gjatë misionit të saj në Letoni, ku i shpërtheu një minë, kurse janë plagosur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
VIDEO/ Reagimi epik i Higuain, kur e pyesin Hazard për Real Madridin

Kur gazetari i “El Chiringuito” donte të dinte nëse ylli belg i Chelsea do të luante në “Santiago Bernabeu” sezonin...

Close