X

Skandali/ Gati projektligj që e bën Ramën pronar të tokave në bregdet


Parrulla elektorale e 2017, “të gjithë tepsinë vetëm për vete” tani po merr edhe formë ligjore. Shumë shpejt Edi Rama po bëhet gati të shndërrohet në pronarin e vetëm të të gjitha tokave me vlerë miliarda euro të bregdetit shqiptar. Dhe për këtë tashmë ai ka gati edhe projektligjin e depozituar edhe në kuvend për krijimin e Koropratës së investimeve. Thelbi i këtij drafti  (Projektligji i plote ketu) është i thjeshtë: Ai i jep të drejtë kryeministrit të “dhurojë” në përdorim tek oligarkët, të futet në marëdhënie biznesi, pra të bëjë ç’të dojë, pa garë dhe pa tender me pasuritë që i përkasin të gjithë shqiptrëve. Sepse “Koroporata…” që ai po përgatitet të themelojë do të marrë në zotërim të gjitha tokat në bregedet dhe jo vetëm dhe do i shpërndajë ato sipas vullnetit të një njeriu.

Dyshimet e para për këtë mega aferë nisën në verën e shkuar kur Qeveria njoftoi se pjesa më e madhe e territorit përgjatë vijës bregdetare të Shqipërisë do t’i dedikohet një “fondi për mbështetjen e investimeve strategjike”.

Në këtë kuadër u pezullua edhe kalimi në pronësi i tokave të ish ndërmarrjeve bujqësore.

Qëllimi ishte i qartë: Qeveria duhet ti ndante ato si toka shtetërore me kë biznes privat që ti donte qejfi. Duket se modeli i projektligjit shqiptar është marrë nga i despotit turk Rexhep Taip Erdogan, i cili vuri veten dhe dhëndërin e tij në drejtimin e Fondit të Pasurisë së Turqisë (TWF, Turkey Wealth Fund) i cili qe një ndërmarrje e krijuar me tokat publike të Turqisë, me justifikimin për të tërhequr investime të huaja strategjike. Ky argument po përdoret edhe nga rilindja. Në relacionin që shoqëron projektligjin thuhet se “ky institucion i ri do t’i lejojë Qeverisë të tërheqë investime më të mëdha, më të rëndësishme dhe strategjike”.

Dhe në bazë të kësaj premise është projektuar një çmenduri që grupon në një dorë të gjithë trojet dhe asetet publike, që “dhuron” ato me një liri absolute për të vepruar si kompani private, duke mos iu nështruar konkurimit dhe garës e madje madje i jep lirinë “Koropratës…” të marrë edhe kredi duke vënë si kolateral pronat e të gjithë shqiptarëve.

Dhe gjithë ky organizëm që do të ketë në dorë të gjitha pasuritë më me vlerë të Shqipërisë do të drejtohet nga një bord i gjithi i caktuar nga Rama dhe i cili do të ketë gjysmën e tij të anëtarëve pjestarë nga bizneset private.
Pikërisht kjo skemë e tmerrshme grabitjeje që ka mbërritur këtë javë në Parlament është denoncuar nga opozita që ka dalë prej aty. Sipas ish deputetes Jorida Tabaku, aty vërehen disa shkelje të mëdha.

Së pari “Korporata e Investimeve” përjashtohet nga ligji i Prokurimeve Publike. Që do të thotë se ajo nuk ka asnjë pengesë ligjore për të vendosur se cilit privat do t’ia japë për shfrytëzim apo për blerje një tokë në bregdet. Pasuria i kalon pa asnjë procedurë atij me të cilin Edi Rama do që të bëjë pazar.

Së dyti ky projekt ligj shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën dhe autonominë e pushtetit lokal, duke i rrëmbyer pronat e bashkive për t’I vendosur në fondin e Korporatës së Investimeve, të drejtuar de facto nga Edi Rama. Pushtetit lokal i merret pa asnjë procedurë çdo pasuri publike, që qeveria mendon se duhet ta bëjë pjesë të Korporatës së Investimeve,

Së treti Korporata e Investimeve është e lirë të marrë kredi, e pakontrolluar nga askush dhe në rast të mosshlyerjes së saj, të humbasë pronën publike që do të vendosë si garanci. Kjo është një skemë flagrante korrupsioni. Me këtë ligj askush nuk mban përgjegjësi për dështimin e pagesës së kredisë. Për pasojë, me lejen e Edi Ramës, prona publike i kalon menjëherë bankës, duke realizuar kështu tjetërsimin e pronës publike nga shteti tek privati.

Në fakt sikurse shihet, ky model Erdoganesk, është një shtrirje e pakufishme mbi gjithë Shqipërinë e ligjit antikushtetues special që u përdor për ti dhënë kompanisë Fusha truallin publik rreth teatrit kombëtar. Pavarësisht se ai u kritikua nga BE për shkelje të normave të përparimit të Shqipërisë drejt Brukselit, për mungesën e garës dhe lirisë ne treg, ai po tentohet të kthehet në rregull në qeverinë e rilindjes.

Lë të imagjinojmë për një çast se çmund të ndodhë nëse ligji vihet në zbatim. “Koroprata…” e urdhëruar politikisht nga Edi Rama zotëron të themi një tokë në bregdetin e Kakomesë. Ajo hyn në një bashkëpunim me një nga dhjetë klientët oligarkë të kryeministrit me kushtin: ajo ka tokën, privati bën investimin. Ata marrin së bashku, sepse ia lejon ligji, një kredi të madhe nga një bankë private duke lënë si kolateral tokën shtetërore. Por le të mendojmë për një moment se investimi shkon keq. Publiku humbet edhe mundësinë e një projekti strategjik në turizëm, edhe tokën e lënë kolateral tek banka. Pra shpejt e shpej toka publike kalon në duar të privatit me çmim më të lirë pa mbajtur përgjegjësi askush. Dhe imagjinoni një rast edhe më të keq. Sikur e gjitha të jetë konceptuar si një skemë mashtruese, që toka ti kalojë privatit që në fillim, në mënyrë korruptive, pa asnjë garë apo tender, vetëm si pasojë e një vendimarrje politike e njerzve të ngarkuar nga qeveria.

Ky është projektligji që po përpiqet të kalojë Edi Rama që është edhe grabitja e fundit e asaj pak që ka mbetur pasuri publike në këtë vend. Tepsia do të jetë vërtet vetëm në një dorë, ashtu sikurse “votuan” shqiptarët në 2017./Lapsi.al

More in KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
Protesta e familjarëve të Rexhina Debrovës: Duam përgjigje, Vrasës! Kush do t’i japë gji Aleas?

Edhe sot familjarët e Rexhina Debrovës, me lule, pankarta dhe lot në sy kanë protestuar për vajzën e tyre që...

Close