X

Doktori i Filozofisë Taulant Balla, alias “Sokrati i Librazhdit”, zbulon se kujt i shërben Astrit Patozi


Sot në Parlamentin e Shqipërisë, Doktori i Filozofisë, doktoruar në Rumani, i mbiquajtur “Sokrati i Librazhdit”, Taulant Balla, ka bërë një zbulim të thellë, që ka lënë me gojë hapur jo vetëm deputetët e mazhorancës, por edhe deputetët e opozitës së re, që nuk habiten kurrë në këtë botë, sepse nuk ju funksionon mekanizmi i habisë.

Doktori i Filozofisë, ka zbuluar, që Astrit Patozi, e ka krijuar partinë “Bindja Demokratike”, i nxitur, ose nga Saliu, ose nga Luli.

E para që e kapi këtë skemë të Saliut dhe Lulit, ishte deputetja e talentuar dhe e mençur në politikë, Rudina Hajdari. Kjo ishte arsyeja, që ajo e refuzoi kategorikisht partinë e Astrit Patozit, për të mos u rikthyer në kthetrat e Saliut dhe të Lulit.

Pas deklarimit, gjatë pushimit të seancës, zëdhënësja e Rilindjes, Elisa Spiropali, iu afrua Taulant Ballës dhe i tha:

– Si e zbulove gjithë këtë komplot, o doktori ynë i mençur?

– Eh moj Elisa, ia ktheu doktor Balla, ka gjëra që nuk ka nevojë të zbulohen. Ato lindin kur partia e sheh të nevojshme.

– Kot pyeta – ia ktheu Elisa, sepse unë nuk do ta kisha zbuluar kurrë.

– Po pra Elisa, prandaj detyrat janë të ndara ,-  ia ktheu Balla, ti je caktuar të deklarosh të gjitha ato që mendon dhe krijon partia dhe Rilindja jonë. Për këtë arsye, ty Elisa, ta kemi hequr organin e mendimit.

– Mua ma keni hequr, sepse e kam pranuar vetë,  por ti o doktor plagjiatura, nuk e ke patur kurrë këtë organ – ia ktheu Elisa dhe u largua e zemëruar.

Ja deklarata e Doktorit të Filozofisë, Taulant Balla, në Parlament: 

Qesharake duket kjo historia që nënkryetari i PD, sulmon këtë vend për partitokraci. Ai ka qenë në pushtet dhe ka pasur plot 8 vite kohë për ta ndërruar. Ju s’keni faj por, partisë nënë thojini që Astrit Patozi është i tyre, nuk është i imi. Si mund të mbështesim ne kundërshtarin tonë, ku  e dimë ne që kjo nuk është lojën e Saliut Astrit? Që se ka fut Luli? Puna juaj kjo, s’është puna jonë“.

/TPZ.al/ Tej e këtej/ 

More in TEJ E KETEJ
Fluturon avokati i ndritur Ngjela: Pika më e nxehtë e konfliktit ruso-amerikan është Shqipëria

Avokati shumë i njohur dhe shumë i ditur, Spartak Ngjela, i hedh statuset e veta në rrjetet sociale, në orët...

Close