X

Merr 8 mijë euro dhe nuk ka luajtur asnjë ditë, lojtari më i paguar i Partizanit


Lojtari i ardhur nga Gambia, Tijan Jaiteh përflitet si një ndër lojtarët më të paguar në ekipin e Partizanit, por ajo që çalon, është se mesfushori nuk ka luajtur në asnjë sekondë.

Se kur do të përfshihet në fushë 30-vjeçari, akoma nuk është bërë e ditur, por mesa duket trajnerit, Skënder Gega akoma nuk i është mbushur mendja për ta përfshirë në lojë. Sipas ‘Panorama Sport’ ekipi kërkon ta aktivizojë mesfushorin në Kategorinë e Dytë.

Duke u bazuar në mungesat që ekipi i Partizanit ka pasur kohët e fundit, nevojitet përfshirja e Jaiteh në skuadër, por ai është fotografuar duke parë ndeshjen nga Stoli.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Marrëveshja me PD, Kryemadhi: Duam zgjedhje, jo thjesht votime

Monika Kryemadhi e ka nënshkruar e fundit marrëveshjen me Partinë Demokratike. Në daljen për mediat, ajo tha se pika kryesore...

Close