X

Marrëveshja me PD, Kryemadhi: Duam zgjedhje, jo thjesht votime


Monika Kryemadhi e ka nënshkruar e fundit marrëveshjen me Partinë Demokratike. Në daljen për mediat, ajo tha se pika kryesore e marrëveshjes është mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për shqiptarët.

“Të gjithë skeptikët, kanë tashmë strategjinë, platformën e opozitës. Vjen si axhendë e kësaj opozite, e mirëorganizuar prej një viti.

Duam zgjedhje të lira dhe të ndershme, them zgjedhje, sepse votime ka bërë edhe Enver Hoxha, në Shqipëri do të ketë vetëm zgjedhje të lira, ku shqiptarët do të garantohen të zgjedhin atë që duan t’i udhëheqë.

Kjo marrëveshje është flamuri i shpresës për shqiptarët, për të rinjtë dhe të rejat që duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. Largimi i Ramës e afron Shqipërinë me Bashkimin Europian”, tha Kryemadhi.

Sot Partia Demokratike nënshkroi marrëveshjen me aleatët e saj, për krijimin e një fronti opozitar që nuk do të lejojë “mbajtjen e zgjedhjeve farsë” me Edi Ramën. Një pikë e rëndësishme e marrëveshjes, është edhe pengimi i zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Astrit Patozi regjistron në gjykatë partinë “Bindja Demokratike”

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka krijuar një parti të re, të emërtuar "Bindja Demokratike. Patozi  e ka...

Close