X

Grabitja në Rinas/ Del para gjykatës kushëriri i Klement Çalës, ja kush ishte avokati mbrojtës


Ka nisur në gjykatën e Krimeve të Rënda seanca për dhënien e masës së sigurisë për Alkond Bengasin, njërin prej të arrestuarve si i përfshirë në grabitjen e Rinasit.

Gjyqtari Bibë Ndreca ka nisur seancën pa praninë e mediave.

Në gjykatë, Bengasi mbrohet nga avokati Adriatik Cami. Adriatik Cami, është një ish-prokuror i cili u shkarkua nga Vettingu. Me largimin nga sistemi i drejtësisë, Cami tashmë ushtron profesionin e avokatit.

Alkond Bengasi është kushëri i Klement Çalës, i përfolur si një nga grabitësit kryesor të Rinasit.

Ai akuzohet për grabitje, grup të strukturuar dhe armëmbajtje dhe prodhim municionesh.

More in AKTUALITET, LAJME
Themelimi i partisë, reagon Patozi: Do luftojmë korrupsionin dhe oligarkët!

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka themeluar partinë "Bindja Demokratike". Kjo parti do të marrë pjesë në zgjedhjet...

Close