X

Dy deputetë gjermanë, “zbarkojnë” në Tiranë për zgjidhjen e krizës (data)


Kriza politike që ka përfshirë Shqipërinë, pas djegies së mandateve nga opozita, ka tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve, përtej selive diplomatike në Tiranë.

Burime për Tpz.al konfirmuan se, më 26 maj, në Tiranë, do të mbërrijnë dy deputetë të Bundestagut gjerman, për t’u takuar me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha, me qëllim krijimin e mundësisë, për dialog mes palëve.

Dy deputetët janë: Christian Schmidt, i partisë së qendrës së djathtë, Unioni Kristian Social (CSU- Christian Social Union), aleate e partisë së Merkelit (CDU), dhe deputeti Christian Petry, deputet i Partisë Social Demokrate (SPD – Sozialdemokratische Partei Deutschlands) nga e majta gjermane, njëherësh edhe sekretar i përgjithshëm në partinë e tij.

Vetëm pak javë më parë Kreui PD-së, Lulzim Basha, ka qenë në një takim në Gjermani, ku ka diskutuar rreth krizës poltike që ka përfshirë vendin.

Kujtojmë që deri më tani diplomatët e huaj në Tiranë kanë përsëritur thirrjet për gjetjen e dialogut, por ardhja e negociatorëve, tregon se situata është përshkallëzuar më tej, njëlloj si dy vite më pare, kur në Shqipëri mbërriti i dërguari i Merkel, McAllister, gjatë çadrës që ndërtoi Partia Demokratike. Në atë kohë, Lulzim Basha vendosi të futet në zgjedhje, duke marrë disa ministri dhe drejtori. Nuk dihet nëse ky skenar do të përsëritet, megjithatë deri në këto momente opozita duket e vendosur për të mos marrë pjesë në zgjedhje, me Edi Ramën kryeministër. Këtë gjë e konfirmoi edhe ish kryeministri Sali Berisha, në një dalje televizive, ku u shpreh se ky kusht, është i panegociueshëm.

/TPZ.AL/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Grabitja e 10 milionë eurove në Rinas, hetuesit ‘zbërthejnë’ telefonin e harruar nga grabitësit, kush e shpërqëndroi policinë

Vazhdon të prodhojë lajm grabitja spektakolare që ndodhi 10 ditë më parë në aeroportin e Rinasit, ku u morën rreth...

Close