X

Mynyr Koni u përgjigjet akuzave: Mashtrime për të manipuluar opinionin publik, xhelozi dhe gënjeshtra të Dhori Kules


Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka deklaruar se të gjitha akuzat që bëhen ndaj tij, janë shpifje, në një përpjekje për ta larguar nga detyra, pasi mazhoranca dhe grupi i ish rektorit, Dhori Kule, dështuan në përpjekjen e tyre që Koni të dorëhiqej.

Ai ka dhënë përgjigje për akuzat e artikuluara ndaj tij.

Lidhur me akuzën se Koni ka vjedhur fondet e Bashkimit Europian, ai thotë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur por se gjatë drejtimit të tij, janë shtuar marrëveshjet me institucionet europiane.

Gjithcka që tha Dhori Kule, është gënjeshtër dhe mashtrim i opinionit publik. Dhori Kule, a arritur deri aty sa ka firmosur në emër të Universitetit të Tiranës, duke nënshkruar marrëveshje, partneritete, me institucione ndërkombëtare. Falë komunikimit të kujdesshëm kemi vendosur normalitetin për zhvillimin e këtyre programeve.
Mobilitetet në kuadër të Erasmus, nuk është fond që vjen në Shqipëri, për t’u përdorur nga institucionet shqiptare por bëher përzgjdhja në bashkëpunim me UT dhe institucione homologe ndërkombëtare dhe staf i ngarkuar me detyrën për këto mobilitete. Nuk është aspak e vërtetë, është një xhelozi e Dhori Kules, sepse me ardhjen time në detyrë, unë kam nënshkruar mbi 100 marrëveshje me institucione europiane dhe është rritur në mënyrë intensive mobilitetet e stafit akademik. Nga ana tjetër, është fshirë ajo kohë kur ai ka qenë në drejtim, kur këto ishin pronë e një grupi të caktuar individësh”.

Lidhur me akuzën se ai ka pezulluar nga detyra kancelarin e UT-së, Robert Skënderi, duke mos patur kompetenca për ta bërë këtë gjë, Koni u shpreh se veprimi i tij, është i ligjshëm.

E kam bërë, e kam bërë me bindje dhe jap përgjigje në cdo institucion për veprimin që kam bërë. E kam bërë sepse ish kancelari i Universitetit, me porosi të Dhori Kules dhe Ervin Demos, bllokoi funksionimin total të UT. Në bazë të ligjit të arsimit të lartë, kancelari do të ushtronte detyrën dhe kompetencën e tij, deri në zgjedhjen e administratorit. Në këto kushte, unë në shkurt të vitit 2017, i kam paraqitur institucionit të ministrit, me argumenta të plota, bazuar mbi ligjin përkatës, për të bërë shkarkimin e tij. Nuk ka ardhur asnjë reagim. Të njëjtën gjë kam bërë edhe në gusht të vitit 2017. Nuk më ngeli gjë tjetër, vetëm se bazuar në statutin e UT, të pezulloj kancelarin

Mynyr Koni është akuzuar gjithashtu se ka marrë nën kontroll dhomën e serverit dhe sistemin informatik të Universitetit.

Unë nuk kam marrë nën kontroll dhomën e severit. Me rregullore të brendshme, dhoma e serverit administrohen nga drejtoria e teknologjise së informacionit në rektorat. Sic gënjejnë për gjëra të tjera, gënjejnë dhe për këtë.
Ata e bëjnë për të më akuzuar për problemet që mund të lindin në sistemin informatik. Sistemin informatik, e ka bllokuar kancelari duke mos bërë procedurat e tenderimit për mirëmbajtjen”.

Koni gjithashtu akuzohet se ka firmosur kontrata, duke mos patur kompetenca për ta bërë një gjë të tillë. Ai shprehet se ka firmosur kontratën për shërbimin e ruajtjes fizike, në bazë të ligjit për prokurimin publik.

Unë nuk kam bërë asnjë procedurë tenderimi. Nënshkrimi i kontratës është akt i fundit. Me një autorizim të ish rektorit, të lëshuar në vitin 2016, autorizohet kancelari i fakultetit që të jetë autoriteti kontraktor i universitetit. Ky autorizim ka qenë me afat të kufizuar deri në 31.12.2016. Ligji i arsimit të lartë, ka hyrë në fuqi në tetor të vitit 2015. Pra jemi në kushtet kur ligji i ri ka qenë në fuqi. Në janar të vitit 2017, filluan problematikat dhe unë nuk e kam lejuar kancelarin dhe nuk i kam dhënë autorizim. Bazuar në ligjin e prokurimit publik dhe në VKM-në, thuhet që titullari i institucionit është autoriteti kontraktor, që në këtë rast kur nuk është zgjedhur administratori është rektori. Bordi e ka zgjedhur administratorin pas një viti. Unë kam qenë i detyruar të firmosja dhe ma njeh ligji i prokurimit publik. Kjo kontratë që përflitet shumë , është kontratë për shërbimin e ruajtjes fizike, procedurë e zhvilluar nga ish kancelari. Kontratën në fund e kam firmosur unë. Vlera e saj është 250 mijë euro për të gjithë UT-në dhe jo 6 milion euro siç thuhet lart e poshtë”.

/TPZ.al/ 

LEXO EDHE: 

Akuza e rëndë/ Mynyr Koni: Si më shantazhoi Dhori Kule në bashkëpunim me mazhorancën

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Shqiptarët sherr me algjerianë e pakistanezë, zbulohet arsenal armësh të ftohta në burgun grek

Një arsenal me armë të ftohta është zbuluar në ambientet e burgut të Avlonas në Greqi. Sipas asaj që shkruajnë...

Close