X

Ralf Gjoni sulmon ashpër parlamentin hollandez: Racistë, të ngrihemi të mbrojmë kombin!


Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni, ka mbajtur një qëndrim mjaft të ashpër ndaj parlamentarëve hollandezë, të cilët votuan për rikthimin e vizave me Shqipërinë. Gjoni e quaj të turpshëm këtë votim dhe bën thirrje që të gjithë të ngrihen për të mbrojtur kombin shqiptar.

Nuk dihet nëse edhe kolegët e tij opozitarë në Kuvend, do t’i bashkohen kësaj thirrje për shpëtimin e kombit.

“Turp! Turp!! Turp! Racizmi po determinon axhendën parlamentare holandeze. Në vend të mbështesin hapjen e negociatave, kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët. Keqardhje për dritëshkurtësinë e këtij votimi të mbrapshtë. Të gjithë duhet të ngrihemi në mbrojtje të interesave tona kombëtare dhe duhet te fillojmë nga Kuvendi’“, shkruan Gjoni.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Parlamenti i Hollandës, votoi për rikthimin e vizave me Shqipërinë, për shkak të rritjes së kriminalitetit të bandave shqiptare në këtë vend. Nëse edhe vende të tjera do t’i bashkohen Hollandës, duke formuar një shumicë të thjeshtë, Komisioni Europian do të jetë i detyruar të pezullojë lëvizjen e lirë të shqiptarëve për 9 muaj deri në 18 muaj.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri e konsideroi këtë votim “një klishe elektorale”, pra të bazuar në interesat elektorale të partive hollandeze dhe jo mbi faktet.

/TPZ.al/ 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Dokumenti/ Shenja tërheqjeje, PS kërkon zgjatjen e afateve për Reformën Zgjedhore

Partia Socialiste përmes Taulant Ballës i ka kërkuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi zgjatjen e afateve të Komisionit të Reformës...

Close