X

Balla: Hollandezët bëjnë më shumë krime se shqiptarët, deputetja që propozoi rikthimin e vizave, është shoqja e Bashës


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një intervistë në studion e lajmeve të News24, ka komentuar votimin e parlamentit hollandez, për të rikthyer vizat me Shqipërinë. Balla tha se mocioni u propozua nga një deputete, e cila është shoqja e Lulzim Bashës.

“Së pari duhet të kuptojmë se Parlamenti i Holandës funksionon më ndryshe se tek ne, çdo deputet ka mendimin e tij. Deputetja që e propozoi rezolutën është mike e ngushtë e Lulzim Bashës. Populistët po përdorin çdo mjet, që të denigrojnë kombin shqiptar. Lidhur me këtë rezolutë. Nuk janë shqiptarët grupi problematik i krimit në Holandë. Kriminaliteti i shqiptarëve që jetojnë në Holandë është 20 herë më pak se i polakëve“.

Balla gjithashtu, tha se shqiptarët nuk janë në vend të parë, sa i përket kriminalitetit në Hollandë, por se janë hollandezët ata që kryejnë krime më shumë. Në fakt, kjo është një gjë normale, sepse hollandezët përbëjnë shumicën e popullsisë në Hollandë dhe nuk ka si të jetë ndryshe. Megjithatë, mos e lini pa e lexuar argumentin e zotit Balla më poshtë.

Basha lobon në Holandë për këtë, por ky lobim nuk ka për ta dëmtuar Shqipërinë. Zyra e kryeministrit është në kontakt të vazhdueshëm, ndërsa vendi ynë ndodhet në një fazë shumë të rëndësishme dhe kjo është kyçe në hapjen e negociatave. Shqetësimi për krimin ka qenë edhe kur nuk ka patur viza.  Shqiptarët nuk janë në vend të parë, por të parët janë vetë holandezët. Nuk jemi në një situatë alarmante. Ky propozim dhe kjo rezolutë i shkon  qeverisë dhe më pas i përcillet BE-së. Kjo nuk ndikon,  aspak, zero tek vizat!”-tha Balla.

/TPZ.al/ 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Ralf Gjoni sulmon ashpër parlamentin hollandez: Racistë, të ngrihemi të mbrojmë kombin!

Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni, ka mbajtur një qëndrim mjaft të ashpër ndaj parlamentarëve hollandezë, të cilët votuan...

Close