X

Mes luksit , kjo është fotografia që solli arrestimin e Julian Assange


Kjo fotografi që ju shihni është fotoja që detyroi Ekuadorin të lëshonte Julian Assange.

Fotoja tregon presidentin e Ekuadorit, Lenin Moreno duke ngrënë një pjatë të madhe me karavidhe i shtrirë në një hotel luksoz.

Kjo fotografi hapi një valë debati në Ekuador, pasi tregonte presidentin e vendit që bën një jetë luksoze, ndërkohë që populli vuan nga varfëria ekstreme.

Ndërkohë që vetë Moreno, akuzon Wikileaks-in si burimin që ka publikuar fotot.

Mediat botërore shkruajnë se ka qenë kjo arsyeja pse presidenti vendosi që të largonte Julian Assange nga ambasada e Ekuadorit në Londër.

“Presidenti është një njeri i qetë. Por kur nevrikoset ai mund të jetë shumë determinues”, thotë një zyrtar i lartë, i cili ishte i përfshirë në koordinimin me forcat policore londineze në arrestimin e Assange brenda Ambasadës së Ekuadorit.

Julian Assange u arrestua më 11 prill 2019, në ambasadën e Ekuadorit në Londër. Mediet e huaja shkruajnë se sipas policisë metropolitan Assange ndodhet në paraburgim dhe do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës së Westminster “sa më shpejt të jetë e mundur”. Gazetari Julian Assange u strehuan në ambasadë shtatë vjet më pare, në vitin 2012, për të shmangur ekstradimin në Suedi. Assange u akuzua për abuzim seksual nda një të mituri, çështje e cila është rrëzuar.

More in BOTA
Përdori për arsye personale makinën e shkollës, arrestohet pedagogia

Nga policia italiane është arrestuar Anna Rita Zappulla, 62 vjeç pasi përdori makinën e shkollës për arsye personale. Anna Rita...

Close