X

“Venezuela”, Trump: Mund ta diskutoj me Putin dhe Xi

Presidenti amerikan Donald Trump tha këtë të shtunë se për situatën në Venezuelë, krizën në këtë vend, mund të bisedojë me kreun e shtetit rus, Vladimir Putin. “Të dini diçka të sigurt. Situatën në Venezuelë do ta diskutoj gjerësisht. Për krizën atje jam i gatshëm të flas me Putin, por edhe me presidentin Xi të Kinës”, tha ai, shkruan “Reuters”.

Këshilltari i sigurisë kombëtare të Amerikës John Bolton tha të premten se Trump ishte i vendosur të fliste në telefon së shpejti me Putin. Ai tha gjithashtu se vendi i tij e shihte vendosjen e trupave të shteteve të tjera në Venezuelë si një kërcënim për rajonin. Mediat transmetojnë se janë parë avionë ushtarakë rusë dhe ndihma nga Rusia të “zbarkojnë” në Venezuelë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Vlorë, përfshihet nga flakët një masiv me ullinj

Një zjarr ka përfshirë kodrat e fshatit Peshkëpi në Vlorë. Zjarri ka rënë në disa kodra me ullinj. Flakët po...

Close