X

“Shqiptarët, popull cirku”, fjalët e Panuccit që firmosën shkarkimin

Kombëtarja shqiptare është nisur në orët e para të mëngjesit të së dielës drejt Andorrës, ku do të zhvillojë të hënën në mbrëmje ndeshjen e dytë për fazën kualifikuese të Euro 2020.

Pas humbjes me Turqinë dhe shkarkimit të trajnerit Christian Panucci, gjendja nuk është ndër më të mirat për ekipin kuqezi. Ndërsa tani është fakt shkarkimi i Panuccit, detaje të reja dalin në lidhje më vendimin që mori presidenti i FSHF.

Kishin kaluar vetëm 10 orë nga disfata e hidhur me Turqinë dhe Dukës i ishte mbushur mendja plotësisht se nuk mund të vazhdohej me italianin. Ai u mendua në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ku qëndroi deri në orën 01:30 të natës, në shoqëri të Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-së, Shulku.

Në impiantin shkodran, ai dha edhe porosinë që t’i përgatitej një përmbledhje e fjalëve të Panuçit në konferencën për shtyp pas Turqisë.

Padyshim, që mësoi se trajneri lëshoi shprehjen e rëndë për shqiptarët si “popull cirku”. Kjo duket, ishte pika që derdhi gotën.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
Hyn në fuqi amnistia për Hipotekën, ja çfarë falet

Ligji i ri për krijimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës tashmë ka hyrë në fuqi duke i hapur rrugë edhe...

Close