X

Avokat Ngjela: Të gjithë me kuaj dhe gomerë, drejt Tiranës (video)

Nuk do ta besoni, por avokati i shquar dhe shumë i ditur, Spartak Ngjela, tetë vjet më parë, ka qenë njeriu më i dashuruar me protestat dhe revolucionet. Ku e ku, Edi Rama, me avokatin në atë kohë. Pothuajse nuk ekzistonte fare.

Të ngjethej mishi, po të dëgjoje thirrjet e avokatit asokohe.

– Mblidhuni të gjithë në Tiranë, – thoshte ai, mblidhuni të rrëzojmë Sali Berishën!

– Nuk ka Evropë pa protesta, nuk ka perëndim pa protesta – thoshte avokati i ndritur, ndërkohë që u bëntë thirrje të gjithë qytarëve dhe fshatarëve, të vinin në Tiranë, duke marrë me vete edhe kuajt dhe gomerët.

Sot, tetë vjet më pas, duket sikur diçka i ka ndodhur, avokatit të përndritur, sepse nuk flet më për revolucionet dhe protestat, por vetëm për SPAK-un, amerikanët, vettingun dhe mbi të gjitha, për FBI-në.

/TPZ.al/ Tej e këtej/

Për më shumë sqarime, ndiqni videon e mëposhtme:

 

More in TEJ E KETEJ
At Karavella, lajmëron presidentin Trump, për oligarkët dhe vjedhjen e tokave në jug

Burime të gazetës mjaft të mirënjohur, “Mapo”, thonë që, presidenti Donald Trump, ka patur kohë të takojë, në zyrën ovale,...

Close