X

At Karavella, lajmëron presidentin Trump, për oligarkët dhe vjedhjen e tokave në jug

Burime të gazetës mjaft të mirënjohur, “Mapo”, thonë që, presidenti Donald Trump, ka patur kohë të takojë, në zyrën ovale, kreun e Shoqatës Himariote të Amerikës, Kozma Karavellën, me origjinë nga Dhërmiu.

Mësohet se në këtë takim, Karavella, ka ngritur shumë probleme të komunitetit grek në jug dhe sidomos problemin e grabitjes së pronave, nga oligarkët shqiptarë, kryesisht në zonat e Himarës dhe Dhërmiut.

Ky njoftim, bëhet i ditur një ditë pasi gazeta “Mapo”, denoncoi për vjedhje, deputetin Alket Hyseni.

Pas raportimit të shqetësimit, presidenti Trump e ka pyetur Karavellën, se ku bie Himara.

– Në Shqipëri, – i ka thënë Karavella.

– Po Shqipëria? – ka pyetur më tej presidenti Trump.

– Puna e Shqipërisë është pak e ngatërruar, i ka thënë Karavella. Ajo shtrihet në Evropën Juglindore dhe është e shpërndarë në katër shtete.

– Po kush e drejton këtë vend kaq të shpërndarë?- është habitur Trump.

– E drejton një  njeri akoma më i shpërndarë, një pallë e gjatë, që të ka quajtur ty rrezik të njerëzimit, para se të bëheshe president, por që sot të ndjek mbrapa në çdo samit, që ti t’i japësh vetëm dorën.

– Ehu, nuk e mbaj mend, – ia ktheu Trump,  sa ka nga këta… A po, mos është një burrë që mban gjithmonë atlete?

– Po , – i tha prifti, edhe ato i vesh për tërheqje vëmendje.

/TPZ.al/ Tej e këtej/ 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ
Zakoni i keq i Lali Erit, fshin qurret në shpinën e botës… (video)

Sapo jemi bërë me dije, se një zakon shumë i keq i ka mbetur Lali Erit, qysh nga koha kur...

Close