X

Ndikimi rus në Shqipëri? Meta ‘thumbon’ mazhorancën: Mos e katandisni si rrezikun anglo-amerikan

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka komentuar sot deklaratat e shumicës, përfshirë edhe të kryeministrit Edi Rama për ndikimin e Rusisë në nivel të administratës, por edhe për “luftën” e saj kundër integrimit të Ballkanit në BE.

Në një deklaratë për mediat, për këtë çështje, Meta nuk e ka kursyer një përgjigje thumbuese.

“Jemi të ndërgjegjshëm për ndikimet shpesh toksike të Rusisë në rajonin tonë, por nuk besoj se ky është problem në rastin e Shqipërisë. Ne do donim që Rusia të respektojë zgjedhjen e gjithë popullit të rajonit për t’u integruar në NATO, por nuk duhet ta katandisim rrezikun rus si anglo amerikan në periudhën e të kaluarës për të fshehur shkaqet e vërteta të krizës, kushtetuese, morale, përfaqësimi, që janë të krijuara nga ne”-tha Meta.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, Helidon Bendo, kreu SHISH është shprehur i shqetësuar përpara anëtarëve të Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, për përpjekjet për të rritur influencën ruse në Shqipëri.

“Nga analiza e të dhënave për vitin 2018 vërejmë një rritje të tentativës nga Rusia për ta shtuar, influencën në vendin tonë” është shprehur Bendo i cili nuk ka dhënë detaje të aktorëve që po përdor Moska për rritjen e kësaj influence.

Ndërkohë që edhe kryeministri Rama gjatë konferencës me homologun Zaev, theksoi:

“Rusia nuk është vend tifoz i BE, i zgjerimit dhe nuk mund të ketë tifozllëk për ecurinë Evropiane të asnjë prej vendeve të Ballkanit perëndimor, nuk është sekrete, kjo dihet
Ndërkohë që ne kemi një axhendë kombëtare kryefjala e të cilës është të bashkohemi në familjen evropiane.

Sa herë kjo axhendë cenohet aq herë kush nuk është tifoz i Evropës dhe BE, integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit perëndimor sheh një oportunitet, kaq”, ka thënë Rama.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Rihapet dosja “Hajdari”, gjykata pranon kërkesën e Izet Haxhisë

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka pranuar kërkesën e Izet Haxhisë, për rihapjen e shqyrtimit të çështjes “Hajdari”....

Close