X

Ndihmës sekretarja amerikane viziton sot Kosovën

Ndihmës sekretarja amerikane për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit, viziton sot Kosovën.

Kirsten D.Madison do takohet me kryeministrin Ramush Haradinja.

Mediat kosovare raportojnë se ajo do bëjë dorëzimin e një donacioni për Agjencinë kosovare të Forenzikës.

Gjithashtu pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të Policisë së Kosovës, të Ministrisë së Drejtësisë, të Shërbimit Korrektues dhe anëtarë të shoqërisë civile, për nxitjen e reformës në drejtësi dhe zbatimit të ligjit në Kosovë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Ndikimi rus në Shqipëri? Meta ‘thumbon’ mazhorancën: Mos e katandisni si rrezikun anglo-amerikan

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka komentuar sot deklaratat e shumicës, përfshirë edhe të kryeministrit Edi Rama për ndikimin e...

Close