X

Damian Gjiknuri, emërohet magjistar i zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit

Kryesia e Partisë Socialiste dhe posaçërisht, lideri Rama, kanë caktuar Damian Gjiknurin, si Sekretar për Çështjet Zgjedhore, përndryshe, Magjistarin e Zgjedhjeve Lokale të 30 Qershorit.

Ish ministri i Energjitikës dhe Magjistari i Zgjedhjeve të Qarkut të Dibrës, përgjuar posaçërisht nga shërbimet gjermane,  pritet të fillojë punën intensive, për t’i rrëmbyer këtë rradhë të 61 Bashkitë e vendit, duke bërë realitet zotimin e shkëlqesisë së tij, Edi Rama.

Në fillim u duk e paqartë, përse nevojitet në këto zgjedhje magjistari Gjiknuri, në një kohë kur gjërat janë të zgjidhura, sepse opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.

Por, me kalimin e kohës gjithçka erdhi dhe u qartësua. Risia e këtyre zgjedhjeve, do të jetë, që për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar, Partia Socialiste nuk do t’i blejë zgjedhjet, sepse Gjiknuri do të thërrasë nga India për ndihmë, tre copë guru, të cilët do të lëvizin në të gjitha qarqet, për të bërë të mundur fitoren 100% të zgjedhjeve.

Me zgjedhjet e 30 Qershorit,  lideri ynë Edi Rama, jo vetëm do të na kthejë 30 vjet pas, por ky është rasti kur ai do të konkurojë, dhëmb për dhëmb me të mirënjohurin, Kim Jong-un.

/TPZ.al/ Tej e këtej/

Meme (nga Genc Sejko)

More in TEJ E KETEJ
Fevziu i tronditur thellë nga djegia e restorantit luksoz, ku hanë të pasurit

Pas kthimit të Fevziut dhe të shoqëruesve të tij nga Amerika Latine, ndodhën dy ngjarje, që e tronditën tej mase moderatorin...

Close