X

Fevziu i tronditur thellë nga djegia e restorantit luksoz, ku hanë të pasurit

Pas kthimit të Fevziut dhe të shoqëruesve të tij nga Amerika Latine, ndodhën dy ngjarje, që e tronditën tej mase moderatorin e njohur.

Ngjarja e parë ishte sulmi në një xhami të Zelandës së Re, ku Fevziu shprehu dhimbje për viktimat e pafajshme dhe aktin terrorist. Njëkohësisht ai shprehu solidaritetin me të gjithë ata, që janë bashkuar kundër dhunës dhe për ndëshkimin e autorëve dhe frymëzuesve të saj. Mbi të gjitha, në prononcimin e tij në Instagram, Fevziu kërkoi botërisht, dënimin për çdo kriminel që keqpërdor emrin e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut, siç ndodhi në këtë rast, në Zelandën e Re.

Si të mos mjaftonte kjo, një ngjarje tjetër e madhe ndodhi orët e fundit, në “Champs Elysees” të Parisit.  Jelekverdhët dogjën “Fouquet’s”,  restorantin e famshëm ku hanë politikanët dhe të pasurit më të mëdhenj të Parisit. Këtu Fevziu, pësoi një tronditje të thellë, sepse “Fouquet’s”, ai dhe katër sheikë të njohur,  e kanë patur si restorantin e vet.

Ende nuk kemi një prononcim të tij, kundër jelekverdhëve, por qytetarët janë duke pritur, që së shpejti ai të thyejë heshtjen, për këtë ngjarje makabre.

/TPZ.al/ Tej e këtej/ 

More in TEJ E KETEJ
Avokati i ditur Ngjela: Rudina, vajza e Azemit, të bëhet kryetarja e grupit euroatlantik në Parlament

Siç e kemi deklaruar vazhdimisht, avokati edhe shumë i ditur edhe shumë i palajthitur, ka reaguar përsëri për zhvillimet e...

Close