X

“Po mbahet i arrestuar që të pranojë mandatin”, lirohet anëtari i PD-së Pandeli Tole

Pandeli Tole, kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Fierit, është liruar ditën e sotme nga qelia e paraburgimit. Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë, pas kërkesës së avokatit i cili ka kërkuar lirimin nga qelia të Toles.

Pandeli Tole akuzohet për pjesëmarrje në tubimin e paligjshëm në protestën e demokratëve fundjavën e kaluar, përkatësisht në datat 8 dhe 9 mars.

Ndërkohë nga Luan Baçi, kryetar i degës së PD-së në Fier është bërë jo vetëm një akuzë por gjithashtu dhe një denoncim ndaj policisë.

Baçi pretendon se, policia e ka arrestuar qëllimisht kandidatin për deputet që të pranojnë mandatin pasi është pjesë e listave të PD-së.

Piro Soto është gjyqtari, i cili liroi jo vetëm Pandeli Tole por edhe punonjësin e bashkisë Mallakastër Pëllumb Isufaj, i cili u akuzua për goditjen e efektivit të FSHN-së.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Solskjaer: Jemi gati për ndeshjen me Barcelonën, skuadra jeton për këto ndeshje

Shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve ka vënë përballë njëra-tjetrës, Mançester Junajtid dhe Barcelonën. Të dyja skuadrat do të...

Close