X

Lezhë, makina përplas kalimtaren, rëndë në spital

Një 70-vjeçare është plagosur në autostradën Lezhë-Milot, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Spitenit, pasi është përplasur nga një makinë.

Policia bën me dije se gruaja e plagosur me inicialet L.N ishte duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një mjet tip ‘Opel’ që drejtohej nga Z.M. 72 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 12:30, në autostraden Lezhë – Milot, në vendin e quajtur Kryqezini i Spitenit, shtetasi Z.M. 72 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij tip Opel, ka aksidentuar shtetasen këmbësore L.N 70 vjeçe, e cila është dërguar në spitalin e Lezhës dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, po kryejnë veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

More in AKTUALITET, LAJME
Grupi i Këshilltarëve të LSI-së i jep “shpullën” e radhës Veliajt për Ditën e Verës

Me rastin e Ditës së Verës dhe urimin e festës për gjithë qytetarët, Grupi i Këshilltarëve të LSI në Bashkinë...

Close