X

E super bujshme/ Kadri Morina, takohet dhe shkëmben pikëpamje me baronin e familjes Rothschild

Zyrat për Mardhëniet me Publikun, të kompanive prestigjioze “Insig” dhe “Eurosig”, njoftojnë se presidenti i nderuar, shkëlqesia e tij, zoti Kadri Morina, ka zhvilluar një nga takimet më të rralla në botën perëndimore, takim që do ta kishte zili edhe vetë zoti Edi Rama. Në Mbretërinë e Bashkuar, ai është takuar, ka shkëmbyer pikëpamje dhe ka ndenjur gju më gju, me një nga bankierët më të kamur të botës, nga familja e famshme Rothschild, shkëlqesinë e tij, baronin David René James de Rothschild.

Gjatë takimit që zgjati shumë në kohë, vëmendje e posaçme, iu kushtua tregut të sigurimeve në Shqipëri, rajon dhe më gjerë. Baroni shprehu habinë e tij, mbi zhvillimet e mëdha të siguracioneve shqiptare dhe mbajti shënime të ndryshme gjatë fjalës së presidentit Morina.

Takimi u zhvillua në hotelin prestigjioz “The Ritz” në Londër. Pamjet nga tryeza luksoze na i transmeton vetë zoti Kadri (shih më poshtë).

/TPZ.al/ Tej e këtej/ 

Ja njoftimi i kompanive Insig dhe Eurosig rreth kësaj ngjarje të super bujshme: 

Presidenti i Grupit EUROSIG-INSIG, Z.Kadri Morinaj, ishte i ftuar në Londër për një darkë pune, nga një prej familjeve më në zë dhe më të fuqishme në industrinë bankare të botës, atë Rothschild. Gjatë darkës në Ritz Hotel në Londër, Z.Morinaj qëndroi me Baronin David René James de Rothschild, i cili është një bankier francez dhe anëtar i degës franceze të familjes Rothschild në Britaninë e Madhe. Ai është kryetari i Rothschild Continuation Holdings. Gjatë darkës me familjen Rothschild, Z.Morinaj diskutoi dhe u konsultua me Baronin londinez për industrinë e sigurimeve dhe sistemin banker në rajonon e Ballkanit.
Që nga viti 2008, David de Rothschild ka qenë Kryetar i N.M.Rothschild & Sons; Kryetar i Rothschild Holdings Continuation; Zëvendëskryetar i Rothschild Bank AG; Zëvendëskryetar i Bordit Mbikëqyrës të Paris Orleans; Partner i Lartë i Rothschild & Cie Banque; Anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Compagnie Financiere Saint-Honore; Anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Compagnie Financiere Martin Maurel; Anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Grupit De Beers; Anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Groupe Casino.

VIDEO DHE FOTO: 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ
Fevziu ulet në aeroportin më të çuditshëm të planetit dhe bisedon me indigjenët për Edi Ramën

Gazetari i famshëm, Blendi Fevziu, bën me dije, se është ulur në aeroportin më të çuditshëm të planetit, në ishullin...

Close