X

Kryemadhi: Rama na u lut për 6 muaj, nuk pranuam të bënim koalicion me të

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë që ajo drejton në qytetin e Cërrikut.

Para mbështetësve të LSI-së, Kryemadhi tregoi se para zgjedhjeve qendrore të vitit 2017 se kryesministri Edi Rama i kishte kërkuar për gjashtë muaj rrjesht që të bënin koalicion politik.

“Ne nuk pranuan sepse nuk mund të pranonim të mbulonim erën e keqe që kishte marrë qeveria. Po u bëre me qelbësirën, erë qelbësirë do të vish.”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi foli edhe mbi atë çfarë do të ndodhte pas vendimit për djegien e mandateve të deputetit.

“Një nga diskutimet më të mëdha është: po tani çfarë do të ndodhi? Përgjigjia është shumë e thjeshtë. Ne nuk duam as pushtet dhe as të themi që të bëjnë siç duam ne. kërkojmë vetëm daljen para përgjegjësisë të atyre që blenë vota me krimin e organizuar. Reforma zgjedhore është zgjidhja e dosjeve 339 dhe 184,” tha Kryemadhi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Vdekja e Astorit, mbyllen hetimet: dy mjekë të akuzuar për vrasje të qëllimshme

Prokuroria e Firences ka mbyllur hetimet mbi vdekjen e kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, ndodhur në 4 mars 2018, përpara...

Close