X

20 euro në pasaportë për të kaluar në Greqi, përfundon në qeli

Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia në pikën kufitare të Sarandës, pasi ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë kufitare për të kaluar drejt Korfuzit në Greqi.

Policia bën me dije se shtetasi I.R, kishte futur në mes të pasaportës shumën 20 euro për të kaluar kufirin, ndërsa nuk plotësonte kushtet për të udhëtuar drejt zonës Schengen.

Në përfundim të veprimeve shtetasi, I. R., u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Edvini po ju prish shtëpitë”, Berisha publikon videon e sherrit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë një video në faqen e tij, të ‘Facebook’, nga revolta e qytetarëve të Këlcyrës, të...

Close