X

I dhunuan në banesë, çifti i të moshuarve niset me urgjencë drejt Tiranës

Dy të moshuar kanë rënë pre e dhunës brenda banesës së tyre në Durrës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në lagjen 15 në Spitallë të Durrësit, ku çifti i të moshuarve kanë mbetur të plagosur rëndë.

Mësohet se çifti me mbiemrin Ymeri, me origjinë nga Pogradeci janë dërguar sot me urgjencë në spitalin e Traumës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Mësohet se dy të moshuarit jetonin vetëm pasi fëmijët i kishin në Greqi.

Dyshohet se një person u ka fikur dritat dhe ka hyrë në banesë ku i ka dhunuar. Ai i ka goditur në kokë me mjete të rënda, ndërsa nuk ka grabitur asgjë duke hequr pistën e mundshme se ngjarja ka ndodhur për shkak të një grabitjeje.

Dyshimet janë që autori mund të ketë konflikt me familjarët ose fëmijët e çiftit.

More in LAJME
Rama: Po largohem matanë detit për t’i shpjeguar italianëve se në Shqipëri nuk ka revoltë popullore

Kryeministri Edi Rama, ka konfirmuar lajmin e publikuar ditën e djeshme, se do të largohet drejt Italisë, gjatë kohës kur...

Close