X

Vizita e Ramës nesër në Shkodër, PD paralajmëron protestë: Nuk je i mirëpritur

Pritet që nesër në orën 11:00, Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, dhe atë të Arsimit, Besa Shahini, të zhvillojnë një takim në Shkodër.

Takimi është planifikuar të mbahet ditën e shtunë në orën 11:00, në sallën e konferencave në “Hotel Colosseo”, por ky takim, nuk është mirëpritur me sa duket nga demokratët e Shkodrës, ku përmes një deklarate ata kanë njoftuar se Kryeministri nuk është i mirëpritur në këtë qytet.

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos shkojë nesër në këtë qytet pasi nuk është i mirëpritur. Sipas PD, Rama gjatë gjithë këtyre viteve vetëm sa ka punuar kundër Shkodrës.

Nëse Rama do ta zhvillojë vizitën e planifikuar për nesër në Shkodër, dega e PD-së në këtë qytet njofton se do të pritet me protesta.

Ndërkohë, burime për Fax Web bëjnë me dije se ekziston mundësia që Rama ta anullojë këtë takim, duke qenë se edhe reagimet nga pala kundërshtare kanë qenë të ashpra, diçka të cilën Kryeministri nuk është hera e parë që e bën, pasi e ka praktikuar edhe më parë.

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Venezuelë, 567 anëtarë të Forcave të Armatosura braktisin Maduron

Nga e shtuna të paktën 567 anëtarë të Forcave të Armatosura venezueliane mendohet të kenë dezertuar. Sipas shërbimeve të imigracionit...

Close