X

Iu bë atentat edhe në 2016, kush është “Çipuri” që u plagos në Vlorë

Armando Sulejmani, ka mbetur i plagosur sot gjatë atentatit në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Por Sulejmani është një emër i njohur për policinë pasi në vitin 2016 i ka shpëtuar një tjetër atentati.

Ai njihet ndryshe dhe me nofkën “Çipuri” dhe dyshohet se ka qenë anëtari bandës së Gaxhait.

Sulejmani ka qenë sot në makinë me kunatin e tij Aurest Rexho dhe shokut Arjan Hasani i njohur me nofkën “Lani”, shkruan Balkan Web.

Atentati në 2016

Atentati ndaj Sulejmanit ndodhi më 23 maj të vitit 2016 në lagjen “Pavarësia” të Vlorës ku 42-vjeçari u plagos me një plumb në krah në hyrje të pallatit ku jetonte.

Policia tha atë kohë se autorët e atentatit ishin vrasës me pagesë, por jo profesionistë. Gjatë marrjes në pyetje, 39-vjeçari ka deklaruar se nuk i ka njohur personat që i bënë atentat, pasi ata kanë qenë të maskuar. Ndërkohë, ai nuk ka pranuar se ka pasur armë zjarri dhe se nuk ka qëlluar në drejtim të atentatorëve.

Nga ana tjetër, burime nga policia bënë me dije se ishte qëlluar me armë zjarri pistoletë nga të dyja palët. Po të njëjtat burime sqaruan se dy autorët e krimit kanë qëlluar Armando Sulejmanin (kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu) në hyrje të pallatit të tij dhe se ky i fundit, edhe pse i plagosur, ka mundur të ngjitet në katin e katërt dhe të kundërpërgjigjet ndaj atentatorëve me pistoletë. Mendohet se njëri nga atentatorët mund të jetë plagosur në këmbë.

Pas verifikimit të kamerave të sigurisë në disa njësi tregtare të zonës, policia e Vlorës ka konstatuar se në atentatin ndaj Sulejmanit kanë marrë pjesë dy persona të moshës nga 20 deri në 25 vjeç, të maskuar dhe të armatosur me pistoletë. Nisur nga fakti se njëri nga autorët çalonte në të ecur, blutë deklaruan se ai mund të jetë plagosur.

Policia dyshonte se ngjarja kishte ndodhur për larje hesapesh dhe se kishte lidhje me vrasjet e kryera nga Armando Sulejmani në të shkuarën e tij. Fillimisht Sulejmani është dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërsa Gjykata e Lartë ia ka ulur dënimin duke e dënuar me 16 vite burg.

Armando Sulejmani ka qenë i dyshuar për atentatin ndaj Ferdinand Llanajt, akuzë për të cilën u dënua fillimisht me 20 vite burg.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Ekzekutimi i 2 personave në Vlorë, flasin banorët: U dëgjuan shumë plumba, thamë se ishte dasmë

Banorët e lagjes “Uji i Ftohtë” në Vlorë janë terrorizuar nga të shtënat e shumta, por disa prej tyre ia...

Close