X

VIDEO/ “Kishte 4 dashnorë paralelisht”, Rezart Veleshnja mohon çdo gjë: I kërkoj falje, por…

Pas bujës së madhe që bëri ditën e sotme pas postimeve seri në Instastory, me video e fotot, ku tregonte se e dashura e tij e kishte tradhtuar, e madje kishte pasur disa lidhje paralele, Rezart Veleshnja në një reagim të fundit i mohon të gjitha.

Ai ka postuar në video në Instastory, duke i fshirë të gjitha të mëparshmet, ku thotë se profili i tij ishte hakuar dhe se nuk lidhje me ato publikime.

Ai deklaron se këtë çështje do t’ia kalojë policisë dhe prokurorisë.

“Mua ma kanë hakuar faqen, nuk e di pse mi kanë bërë këto pisllëqe… i kërkoj shumë faje, megjithatë, Instagrami ishte hakuar. Nuk e di kush janë këta dashakeqës, por nëse i gjej, u kam lënë Allahun dhe policinë.. na falni për shqetësimin se mund të ketë pasur edhe ofendime. Tani po i shoh, po mi sjellin njerëzit disa gjëra. Ma kanë bërë këtë lojë, por kësaj radhe do ta kalojë në prokurori se nuk bëhet më kështu. Nuk e kuptoj interesin e këtyre njerëzve. Turp i madh”, thotë ai ndër të tjera.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, Magazine
A ka gjasa për një marrëveshje Kosovë-Serbi?

Analisti i Grupit Ballkanik për Politikat e Zhvillimit, Naim Rashiti, në intervistë për Deutsche Welle, flet sesi do të dukej...

Close