X

Hetimet për DH Albania, Afrim Qendro në Prokurorinë e Tiranës

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, është marrë në pyetje në prokurorinë e Tiranës, në kuadër të hetimeve për kompaninë fantazmë DH Albania, e cila fitoi tenderin për rindërtimin e Unazës së Madhe, me dokumenta të falsifikuara.

Hetimet për këtë kompani nisën pas investigimit të emisionit “Të Paekspozuarit”, ku u vërtetua se kompania kishte falsifikuar letrën e sekretarit të shtetit të Delaware, aktin e themelimit dhe bilancet.

Burimet thonë se Qëndro ka mohuar kategorikisht të këtë kryer shkelje. Ai ka qëndruar përreth 2 orë e 30 minuta në prokurori.  Mësohet se në prokurori do të paraqiten edhe zyrtarët e OST.

Në krye të hetimeve për këtë aferë është drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Kompania DH Albania, arriti të fitojë dy tenderë me vlerë totale 30 milionë euro, me dokumenta të falsifikuara. Hetimet po fokusohen tek falsifikimi i dokumentave dhe shkelja e barazisë në tendera.

Kryeministri Edi Rama, është shprehur se falsifikime të tilla kanë ndodhur në të gjithë botën, por se i rëndësishëm është reagimi i shtetit. Megjithatë, një investigim i “Zërit të Amerikës“, ka nxjerr në pah se administrata shtetërore e ka ndihmuar kompaninë DH për të fituar tenderët. Konkretisht, “Zëri i Amerikës”, ka zbuluar se kompania ka aplikuar për licensën  e ndërtimit në zbatim, pa qenë e regjistruar më parë në QKB.

Një investigim i BIRN, ka zbuluar disa prova që ngrejnë dyshime se pas DH Albania qëndron “Gener2”, kompania e oligarkut Bashkim Ulaj.

/TPZ.AL/

LEXO EDHE:

Ekskluzive/ Zbulohet skandali, kompania që fitoi tenderin e Unazës së Re, falsifikoi letrën e Sekretarit të Shtetit të Delaware të SHBA-së

Dokumenti dhe njerëzit pas DH Albania nxjerrin zbuluar kompaninë e Bashkim Ulajt

Unaza e re/ Zëri i Amerikës: “DH Albania” u favorizua nga institucionet

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Zhupa: Rama jetë prej sheiku në Surrel, duke zhvatur shqiptarët

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një dalje për mediat hodhi akuza të forta drejt shefit të qeverisë, që...

Close