X

Video/ Kur Edi Rama kërkonte votat e shqiptarëve për të çuar tepsinë për skrap

Zëri i Amerikës ka publikuar ditën e sotme, një investigim tronditës, që dëshmon se si deputetë të Partisë Socialiste dhe zyrtarë të kabinetit të kryeministrit, kanë përdorur influencën mbi ish drejtorin e burgjeve, Arben Çuko, për të punësuar apo transferuar punonjës nëpër burgje.

Ky investigim, merr një domethënie të posaçme, sepse kryeministri Rama, në fushatën elektorale të vitit 2017, e vuri theksin tek punësimet e militantëve në administratë, një sistem që ai quante “tepsia”. Rama akuzonte në atë kohë, LSI-në, se kryente punësime të tilla dhe për këtë arsye, qytetarët duhet të votonin Partinë Socialiste në mënyrë që “tepsia të shkonte për skrap”.

Votoni kuqezi, lërini të përçahen për tepsinë në Tiranë. Ne nuk duam një votë për të pasur një tepsi për vete, ne duam votën tuaj që tepsinë ta çojmë për skrap dhe shtetin tua kthejmë juve“, u shpreh Rama në fushatë.

VIDEO:

Por, investigimi i Zërit të Amerikës, tregon qartë se tepsia nuk ka shkuar për skrap, por se partia e zotit Rama e ka përvetësuar dhe gllabeëruar totalisht këtë tepsi.

Investigimit të Zërit të Amerikës, Rama iu përgjigj duke e quajtur këtë media një kazan, siç bën shpesh me mediat që publikojnë skandale të qeverisë.

/TPZ.AL/

SUPER SKANDAL/ Ja si PS ka punësuar militantët nëpër burgje

More in KRYESORE, LAJME
Spatak Ngjela godet Ramën: Perëndimi nuk e do, socialistët ta rrëzojnë

Avokati dhe kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela ka folur sonte në emisionin “A shoë” të Adi Krastës...

Close