AKTUALITET, 14 Janar 2019, 21:08

Skandal/ Zbardhet përgjimi, Ulsi Manja i kërkoi Çukos transferimin e policit nga Kruja në Tiranë

Një investigim i "Zërit të Amerikës", ka zbuluar një mega skandal me punësimet në administratën shtetërore, konkretisht në drejtorinë e burgjeve. Prokuroria kishte vënë nën përgjim ish drejtorin e burgjeve, Arben Çuko dhe bisedat e regjistruara ekspozojnë ndërhyrjet flagrante të deputetëve të Partisë Socialiste dhe zyrtarëve të kabinetit të kryeministrit, në punësimet e militantëve dhe ndërhyrje të tjera, si transferimi i punonjësve.

Një nga personat që ka rënë në rrjetën e përgjimeve është deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja. Në një bisedë mes Manjës dhe Çukos, të publikuar nga Zëri i Amerikës, deputeti socialist i kërkon drejtorit të burgjeve, transferimin e një punonjësi policie nga Kruja në Tiranë, kërkesë që drejtori i burgjeve e pranon dhe kërkon emrin e personit që duhet të transferojë.

Përveç deputetit Manja, mes zyrtarëve që kanë komunikuar me zotin Çuko, për punësime, transferime, apo që përmenden në biseda nga palë të treta, janë deputetët e PS: Klodiana Spahiu, Blerina Gjylameti, Paulin Sterkaj dhe shefja e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga.

LEXO EDHE: 

http://www.tpz.al/2019/01/14/video-kur-edi-rama-kerkonte-votat-e-shqiptareve-per-te-cuar-tepsine-per-skrap/

Investgimi i plotë i "Zërit të Amerikës": 

http://www.tpz.al/2019/01/14/konkurset-publike-ne-burgje-kthehen-ne-fushate-punesimi-per-zyrtaret-e-ps/

/TPZ.AL/