LIFESTYLE, 12 Janar 2019, 09:39

Moderatorja e njohur humb njeriun e shtrenjtë: Sa ironike…sot e nisa ditën me të qeshura të mëdha

Të humbasësh një njeri të dashur është një dhimbje e madhe dhe e vështirë për t’u përballur me të. E me një humbje të tillë është përballur moderatorja e njohur Julka Gramo.

Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”, Julka tregon se babai i saj ka ndërruar jetë. Moderatorja thotë se si për ironi të fatit ditën e nisi me shumë pozitivitet, por ju desh ta mbyllte me ndarjen nga jeta të njeriut më të dashur.

“Sa ironike…Sot e nisa ditën me të qeshura të mëdha me një video të Ellen DeGeneres dhe ju urova një ditë plot buzëqeshje, pa e ditur se disa minuta më vonë dita ime do të merrte një kthesë 360 gradë… Sot humba babain tim… Sigurisht nuk qeshja dot si Ellen, por buzëqeshja kur shihja se sa kujtime të bukura dhe sa shumë respekt e dashuri kishin të gjithë njerëzit për të…Jam krenare për njeriun e fortë, të dashur, punëtor, të palodhur e të sakrificave që ishte, la shtëpinë plot me dashuri…ndihem me fat për të gjithë familjen dhe miqtë që na u gjendën pranë në këtë ditë të vështirë… ‘Të jetosh në zemrat që ne lëmë pas nuk do të thotë të vdesësh’”, ka shkruar Julka.

Gramo gjithashtu ka publikuar dhe një fotografi në të cilën thuhet se dashuria për të atin nuk do të vdesë kurrë.

Panorama Plus