

Kryeministri Rama ka thirrur në zyrë Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, pas refuzimit të presidentit Meta për të dekretuar shkarkimin e Bushatit dhe emërimin e Gent Cakajt. Bushati dhe Rama vijojnë të jenë në një takim me njëri tjetrin.
Burime për TPZ.AL, shprehen se Rama do t’i kërkojë Bushatit të dorëhiqet, në mënyrë që Gent Cakaj të jetë zëvendësministër, por me kompetenca të ministrit, i njëjti skenar që Rama vuri në zbatim me rastin e ministrit të brendshëm Sandër Lleshi, të cilin Meta fillimisht refuzoi ta dekretojë.
Më herët, Meta lajmëroi me anë të një letre, refuzimin për dekretimin e Gent Cakajt, për shkak se është “pa përvojë” dhe “i papërgjegjshëm”.
Reagimi i kryeministrit qe i ashpër, duke e quajtur vendimin e presidentit, “të turpshëm” dhe “skandaloz”.
LEXO EDHE:
Meta refuzon Gent Cakën, nuk e dekreton si ministër: I papërgjegjshëm dhe pa përvojë
/TPZ.AL/
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Koronavirusi bën “kërdinë” në Shqipëri, 19 viktima në 24 orët e fundit
Prapaskenat/ Basha dhe Kryemadhi plan për të kandiduar në 9 qarqe veç dhe në 3 bashkë, për të “çimentuar” votat
“Kampion i anti-korrupsionit”/ SHBA “dekoroi” hetuesin që kërkoi burg për shkodranët që rrëzuan bustin e Stalinit!
Shpallja e Ardian Dvoranit si “kampion anti-korrupsioni” nga SHBA, reagon Ilir Meta
Pabarazia në vaksinim/ Më në fund skema Covax nis shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfëra të botës
Sondazhi i dytë i Notos, bie PS, rritet PD. Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, do të fitonte opozita e bashkuar
Pasuria e Edi Ramës u 16-fishua që nga viti 2003/ BIRN: Burimi financiar i vilës në Surrel, i paqartë!
SHBA e shpalli “kampion të anti-korrupsionit”, Komisioni i Venecias e kritikoi/ Sonila Meço: Kë të besojmë për Dvoranin?
1 Comment on this post
Lini nje Koment