X

“ABI Bank e Kryeministrit, autostrada e parave që vijnë erë”

“Është shumë e qartë se ABI Bank është një sipermarrje e erret, ku kryeministri eshte pjese e saj,ndermjetsuesi i saj,dhe njeriu, qe ve ne dispozicion te saj shtetin dhe gjithe shkeljet e ligjit per te.” –kështu shkruan përmes një postimi në facebook, kreu i grupit parlamentar të LSI-s të, Petrit Vasili, ndërsa theksoi se ABI Bank është e përbërë nga kapitale te dyshimta,të kompanive offshore të regjistruara ne ishujt Cayman,me qindra milione dollare dhe qindra aksionere te fshehur kjo eshte ABI Bank.

Krahas akuzave që ngre ndaj kryeministrit, Vasili bën po aq fajtore edhe Bankën e Shqipërisë, ndërsa shkruan: Banka e Shqipërisë licensoi atë si të parën dhe të vetmen në Shqipëri me kapitale offshore, duke ligjëruar një situatë nga më negativet e dha një nga mesazhet me të këqia për ekonominë e biznesit vendas dhe sidomos atë të huaj.

Postimi i Plotë:

ABI Bank e Kryeministrit, heshtja fajtore e Bankes se Shqiperise dhe Autostrada e parave qe vijne ere.

Eshte shume e qarte se ABI Bank eshte nje sipermarrje e erret, ku kryeministri eshte pjese e saj,ndermjetsuesi i saj,dhe njeriu,qe ve ne dispozicion te saj shtetin dhe gjithe shkeljet e ligjit per te.

E perbere nga kapitale te dyshimta,te kompanive offshore te regjistruara ne ishujt Cayman,me qindra milione dollare dhe qindra aksionere te fshehur kjo eshte ABI Bank.

Pas shqetesimit mbareboteror per kompanite offshore dhe parajsat fiskale,hapjes se nje nga hetimeve me te medha per to ane e mbane globit dhe ligjeve, qe adaptuan mjaft vende per te penguar hyrjen e ketyre parave te dyshimta,qe shkaterrojne ekonomine,pikerisht ne kete moment lindi ABI Bank.

Banka e Shqiperise licensoi ate si te paren dhe te vetmen ne Shqiperi me kapitale offshore,duke ligjeruar nje situate nga me negativet e dha nje nga mesazhet me te keqia per ekonomine e biznesin vendas dhe sidomos ate te huaj.

Banka e Shqiperise hesht.Kjo eshte heshtje fajtore dhe me pasoja katastrofike.
Kryeministri dhe Banka e Shqiperise kane ligjeruar nje nga situatat me te errta nderkohe,qe Shqiperia eshte kthyer ne listen e zeze te vendeve qe pastrojne para te pista ne sasi kritike.

Prokuroria shqiptare tashme e kapur koke e kembe ka mbyllur syte ndaj nje situate shume te rrezikshme dhe me pasoja nga me shkaterrueset qe ABI Bank perfaqeson.

Kriminalizimi i financave eshte sigurisht preludi i piramidave te reja financiare ku pasojat e renies se tyre do te jene shume here me te renda se ato te vitit 1997.
Kjo situate duhet denocuar shume fort sot.

Te gjithe ata qe kane pergjegjesi kushtetuese si kryeministri,Banka e Shqiperise dhe prokuroria do te pergjigjen, deri ne nje seicili, ne te nesermen e aferme per veprimet e mosveprimet e tyre e qe lidhen me kete afere te dimensioneve shume te medha si dhe me krijimin kesisoj te AUTOSTRADES se hyrjes se parave,qe vijne ere ne Shqiperi.

More in AKTUALITET, LAJME
VIDEO/ Banorët e Astirit, Ramës: E vetmja gjë që do na ndalë është anullimi i projektit

Banorët e Astirit janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme, për të protestuar për anulimin e projektit korruptiv të qeverisë së...

Close