

Gazetarja e BIRN, Aleksandra Bogdani, e ftuar në emisionin “Opinion”, ka deklaruar se ka prova që pas kompanisë DH Albania, e cila falsifikoi dokumentat për të fituar lotin e parë të tenderit të Unazës së Re, është biznesmeni i njohur Bashkim Ulaj dhe kompania e tij Gener 2.
Bogdani u shpreh se në QKB janë bërë veprime nga punonjës të Gener 2, në emër të kompanisë DH Albania. Konkretisht një prej mandateve të pagesës mban emërtimin ” aplikim Gener 2″ dhe është bërë nga punonjëse e kësaj kompanie.
“Kompania DH Albania ka bërë tre veprime që prej themelimit të saj në QKB. Veprimi i parë ka qenë regjistrimi, ku janë futur dokumentat e falsifikuara. Veprimi i dytë është zhvendosja e kompanisë në Aba Centre. Ndërsa veprimi i tretë, është regjistrimi i një NIPT-I sekondar, pranë kantierit të punimit.
Ky veprimi është bërë nga një punonjëse e Gener 2, e autorizuar nga Avdjol Dobi. Tek aplikimi, nuk është shkruar DH Albania, por Gener 2. Përse duhet vendosur emri i Gener2? Është paguar nga Gener 2.”
Gazetarja Bogdani, në një shkrim në Reporter.al, gjithashtu shpjegonte se disa persona pranë zotit Ulaj, kanë bërë veprime për kompaninë.
LEXO:
Dokumenti dhe njerëzit pas DH Albania nxjerrin zbuluar kompaninë e Bashkim Ulajt
Por drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro, u shpreh se nuk ka dijeni për këtë fakt dhe se nuk është në tagrin e tij ligjor të ketë informacion lidhur me këto veprime.
“Unë nuk hetoj kush i kryen veprimet dhe a është punonjëse e Gener 2. A jam unë në dijeni që Gener 2 është pas kësaj kompanie? Në dijeninë time, në dokumentat zyrtarë që është praqitur pranë Autoritetit Rrugor, nuk më del ndonjë lidhje me kompaninë Gener2“, u shpreh Qendro.
Por, ky nuk ishte i vetmi fakti i panjohur për zotin Qendro, i cili bëri të paditurin thuajse për të gjitha faktet që tashmë janë zbuluar lidhur me kompaninë. Qendro tha se nuk kishte asnjë dyshim të arsyeshëm për kompaninë DH Albania dhe se ai nuk kishte asnjë detyrim ligjor të bënte verifikime, edhe pse pranë ARRSH-së, ishte paraqitur një 26 vjeçar dhe një kompani e panjohur në Shqipëri.
/TPZ.AL/
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Milani siguron fitoren e dytë radhazi, ekipi i Piolit mposht në transfertë Bolonjën
Zëdhënësi i Policisë publikon videon e qenit ‘hero’, gazetari i bën komentin epik
Kristiano Ronaldo kthehet te goli, por Mesi i rrëmben një tjetër rekord
Rikthehen bisedimet Shqipëri-Greqi për paktin e detit? Ministri grek lajmëron takimin me Cakajn
Basha sulmon qeverinë: Trajtim selektiv të familjeve të pastreha nga tërmeti
Paraqitja e kryeministrit Rama pas tërmetit të 26 nëntorit, rolet që ai luajti para shqiptarëve
Bajatllëk, mjerim dhe një Gjitholog si kryeministër
“Nën rrënoja gjithçka patën”- Zëri i Amerikës: Thumana pas tërmetit. Banorët presin përgjigje përfundimtare se çfarë do të bëhet me banesat e tyre
Ne qofte se ky zoteria nuk ka per detyre te verifikoje kompani qe hyjne ne tender pavarsisht vlerave, ku konsiston puna e tij dhe e departamentit te prokurimeve. Se ky ne te gjith emisionin opinion tha qe skishte per detyre asnje nga detyrat e tij. Keto jan tamam arrogante budallenj se nuk kane as zgjuarsine te mbrohen me finese. Keta jan “me beso se t’i theva turinjt”. Kan marr fund.