X

Zbulohen detaje të reja nga falsifikimi tronditës i dokumentave prej “DH Albania”

Emisioni “Të Paekspozuarit”, arriti të zbulojë mega skandalin me kompaninë DH Albania (degë e Dunwell Haberman), kompani e cila ka depozituar dokumenta të falsifikuara në Shqipëri, me anë të të cilave arriti të fitojë dy tendera me vlerë totale prej 30 milionë euro.

“Të Paekspozuarit”, publikoi prova se si kompania kishte falsifikuar aktin e themelimit dhe deklaratën e Sekretarit të Shtetit të Delaware, Jeffrey Bullock.

LEXO EDHE: 

Ekskluzive/ Zbulohet skandali, kompania që fitoi tenderin e Unazës së Re, falsifikoi letrën e Sekretarit të Shtetit të Delaware të SHBA-së

Vizion Plus ka siguruar një lëtërkëmbim me e-mail mes Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe disa prej autoriteteve amerikane në Delawer, të cilat dëshmojnë se kompania ka falsifikuar edhe firmën dhe vulën e noterit amerikan, i cili në fakt nuk ekziston. Gjithashtu kompania ka falsifikuar edhe çertifikatën ISO.

Në këtë korrespondencë, rezulton se noteri qe ka legalizuar dokumentacionin e firmës ne Delawer, Clay Robertson nuk rezulton të jetë pjesë e dhomës së noterisë në shtetin amerikan.

OST: “OST ka hapur një tender ku ka marrë pjesë një kompani e regjistruar në Delawer me emrin Dunwell Haberman. Kjo kompani ka dorëzuar dokumentacionin të cilin e keni të bashkangjitur dhe rezulton se ato janë noterizuar nga noteri z. Clay Roberson, i akredituar ne zyrën publike të noterëve në shtetin Delawer. Ju lutem në duam të verifikojmë nëse këto dokumente janë vërtet të noterizuar prej tij?”

Por përfaqësuesja e dhomës së noterëve në shtetin Delawer, Jamie VAnHorn ka kthyer këtë përgjigje;

Pas një kërkimi në regjistrat e dhomës publikë të noterisë në shtetin Delawer, rezulton se nuk ka një zyrë në emrin e Clay Robertson.

Mashtrimi vijon më tej edhe me certifikatën ISO, që kompania ka marrë nga shteti amerikan. Edhe ajo rezulton të jetë e falsifikuar. Në kërkesën për informacion drejtuar zyrës përkatëse që lëshon këtë dokument në Delawer, zv. Presidentja e këtij institucioni Lori Gillespie konfirmon se certifikata është lëshuar pa autorizimin e tyre.

Kemi parë certifikatat dhe mund t’ju konfirmojmë që ato nuk janë të vërteta dhe se simbolet tona të vendosura në dokumente janë bërë pa autorizimin tonë.

Dy dosjet e dy tenderave për këtë skemë mashtrimi janë në prokurori e cila ka nisur hetimet, por paralelisht mësohet se edhe autoritetet në Delawer po hetojnë për këtë skandal. Kompania “DH Albania” futi dy tendera me vlerë 30 milionë euro, një muaj pas krijimi të saj me dokumente të falsifikuar. Një tender u fitua në OST për ndërtimin e linjës 220 kv Burrel Peshkopi, ndërsa tenderi tjetër ishte ai i për ndërtimin e lotit të parë të unazës së Tiranës. një sërë personash që janë marrë me përgatitjen e dokumentacionit të dy tenderave janë punonjës të kompanisë Gener 2, pronësi e biznesmenit Bashkim Ulaj, çka ngre dyshimet të forta se pas këtij mashtrimi qëndron vetë zoti Ulaj.



vizionplus.tv 

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Protesta e studentëve, Kryemadhi: Po vritet e ardhmja e të rinjve shqiptarë!

Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e LSI Pogradec deklaroi se kërkesat e studentëve reflektojnë gjendjen e vërtetë të...

Close