X

Skandali i Unazës së Madhe, reagon për herë të parë Damian Gjiknuri

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ka reaguar për herë të parë, pas publikimit nga emisioni “Të Paekspozuarit”, të fakteve që vërtetojnë falsifikimin e dokumentave nga kompania Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania) që ka fituar lotin e parë për ndërtimin e Unazës së Re.

Gjiknuri thotë se autoritetet po bëjnë verifikimet e tyre, por gjen rastin edhe për të sulmuar opozitën.

LEXO EDHE: 

Ekskluzive/ Zbulohet skandali, kompania që fitoi tenderin e Unazës së Re, falsifikoi letrën e Sekretarit të Shtetit të Delaware të SHBA-së

Deklarata e Damian Gjiknurit: 

Atyre që duan të bëjnë politikë me Unazën e Re dhe kujtojnë se gjetën shtegun e revolucionit, pasi u katandisën me 100 protestues profesionistë të Bashkisë Kamëz nga mbrapa, u them kaq:

Ndryshe nga ju që kur qeverisnit shisnit Shqipërinë me letra fallco, sot autoritetet e shtetit po bëjnë detyrën.

ARRSH ka pezulluar projektin për lotin nr.1.

Unë si ministër i jam drejtuar autoriteteve amerikane për verifikimin zyrtar të shqetësimit të bërë publik në media.

Kompania në fjalë nuk ka marrë asnjë qindarkë nga Buxheti i Shtetit dhe garancia e saj financiare do të sekuestrohet, në rast se dokumentat e paraqitura prej tyre në garë nuk janë autentike.

Në fillim-javën e ardhshme, presim përgjigjen e autoriteteve amerikane. Nëse përgjigja do të konfirmojë falsifikimin e dokumenteve nga kompania, atëherë padiskutim do të reagojmë menjëhere me zgjidhjen e njëanshme të kontratës dhe referimin e rastit pranë organeve të drejtësisë.

Ky është dallimi i madh mes nesh dhe jush. Ne nuk i fshihemi asnjë përgjegjësie shteterore dhe as kemi gjë për të fshehur. E thënë ndryshe, shqetësimi juaj është si të shisni baltë për të mbuluar të kaluarën tuaj, ndërsa qëllimi ynë është si të hapim rrugët e zhvillimit të Shqipërisë që ju rrënuat.

/TPZ.AL/ 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Studentët mbushin rrugët e Shkodrës, ja kërkesat e tyre (Video)

Ka nisur në Shkodër protesta e sutdentëve që ashtu si ata të Universiteteve të tjera kanë kërkesat e tyre ndaj...

Close