TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përfaqësuesi ligjor i kompanisë, DH Albania, Avdjol Dobi, rezulton sipas sistemit TIMS, se është larguar nga Shqipëria në datën, 17.07.2018 nëpërmjet pikës kufitare të Muriqanit, duke përdorur kartën e tij të identitetit. Sipas sistemit TIMS, ai nuk rezulton të jetë kthyer në Shqipëri që prej asaj date.
Dobi është paraqitur përpara noteres për të noterizuar dokumentat e kompanisë, në datën 12.07.2018, pra vetëm 6 ditë përpara largimit nga Shqipëria.
Të Paekspozuarit, publikoi ditën e djeshme dokumentat e falsifikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, me anë të të cilave, Dunwell Haberman ka krijuar imazhin e rremë se është themeluar në 25 Qershor të vitit 1998, kur në fakt është themeluar në 25 Qershor 2018, fakt i konfirmuar nga zyra e Sekretarit të Shtetit të Delaware, për emisionin “Të Paekspozuarit”.
Mësohet se në Delaware të SHBA-së, kanë nisur hetimet për kompaninë Dunwell Haberman.
/TPZ.AL/