

Zv.Rektori i Universitetit të Tiranës dhe deputeti i LSI, Shezai Rrokaj tha se protesta e studentëve është e drejtë. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Rrokaj u shpreh se buxheti i fundit për arsimin është i pa mjaftueshëm dhe nuk plotëson kërkesat.
“Studentët kanë gjithmonë të drejtë sepse arsimi gjatë gjithë këtyre viteve të tranzicionit nuk e kanë parë arsimin si prioritet për ta vendosur arsimin në ato shina siç është në vendet perëndimore. Buxheti i fundit për arsimin është i pa mjaftueshëm. Është vetëm 3.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe kjo nuk mjafton, pasi nuk plotëson kërkesat e arsimit. Mos subvencionimi i arsimit nga qeveria çoi në rritjet tarifash për studentët”- tha Rrokaj.
Sipas zv.rektorit, mbyllja e sistemeve part time krijoi një gropë financiare në Universitete dhe rrugëzgjidhja është rritja e fondeve për arsimin.
“Problemi është se nëse do zbatohen të njëjtat rregulla loje sic bëjnë vendet e rajonit që kanë tarifat më të ulëta. Shteti nuk e konsideron arsimin në njëjtat shina si objektivat që duhet të bëjë Shqipëria për t’u bërë pjesë e BE. 2 Km rrugë janë të mjaftueshme për arsimin publik. VKM për tarifat e krediteve është anti-ligjore. Mbyllja e sistemeve part time krijoi një gropë financiare dhe rrugëzgjidhja është rritja e fondeve për arsimin, e cila do ulë tarifën që duhet të paguajnë studentët”- tha Rrokaj.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Eksplozivë dhe armë zjarri në banesë/ Arrestohen 20 persona në Danimarkë, po planifikonin sulme terroriste
Bozdo: Ka zgjidhje, por Rama nuk e bën sepse e propozoi PD-ja
Priten përballje spektakolare, ja ndarja e vazove në Champions League për fazën me eleminim
Kontrollet me radar, policia kap shoferin me shpejtësi 221 km/h në Tiranë
Balla i shqetësuar nga komentuesit anonimë në rrjet: Thonë çfarë i do kokrra e qefit për shkrimet e mia!
Juventusi triumfon në Gjermani, Bajerni thyen Totenhemin. Ja rezultatet e mbrëmjes
Ngjarje e rëndë në Korçë, i riu rrihet me sende të forta në një lokal
I publikoi plagjiaturën pak orë pasi u bë zëvendësministër/ Rrumbullaku debaton me Mukën
Lini nje Koment