X

“Iu kërkojnë favore seksuale dhe para”, Muka reagon për protestën e studentëve: Nikolla ka frikë…

Taulant Muka, ish-zëvendësministër i Arsimit ka reaguar sot lidhur me protestën e mbajtur nga ana e studentëve në vendin tonë, për tarifat e shkollimit në Universitetet Publike.

Muka iu bën thirrje studentëve që të qëndrojnë të bashkuar, pasi kështu ata mund të frikësojnë ministren Lindita Nikolla.

‘’Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla sot ju ka frikë, dhe mos u shqetësoni për divergjencat që ajo bën. Nuk mund të presësh shumë nga një individ e cila emrat e akademikëve/intelektualëve (jo publik) që unë propozova, por me produkt shkencor dhe karrierë të suksesshme akademike nuk i pranon si këshilltarë, dhe vetëm sepse ata nuk sjellin vota”, shkruan mes të tjerash Muka.

Reagimi i plotë i Mukës:

Dija nuk është treg- studentët nesër sërish në protestë!

Të dashur studentë, ndjehem i lumtur dhe krenar sot kur ju shoh të jeni të bashkuar dhe të kërkoni një arsim cilësor. Ndjehem i lumtur qe ju do marshoni sërish nesër! Arsimi është mundësia për të gjithë ju për të ndërtuar një të ardhme të sigurtë, por edhe për të siguruar një të ardhme prosperiteti për Shqipërinë. Vitet e rinisë nuk kthehen më, dhe ju duhet të kërkoni më të mirën për të marrë një formim cilësor në auditore.

Sot shteti shqiptar jep vetëm 40 milion euro në universitete dhe për ju, një shumë e barabartë me 2 kilometra rrugë te Unaza e Re. Sot ju paguani tarifat më të larta në Europë, por universiteti nuk ju siguron infrastrukturën, dije dhe cilësi: pedagogë që nuk paraqiten në mësim, korrupsion (para, nepotizëm, favore seksuale) me notën dhe rrugëtimin akademik- nuk ka meritokraci.

Sot shteti po ju saboton: studentëve të universiteteve publike, ndryshe nga universitetet private (të cilët gjithashtu duhet t’ju bashkohen dhe kërkojnë cilësi), nuk ju njihen diplomat nga shteti shqiptar, sepse programet në universitetet shtetërore janë të pa akredituara. Dhe jo vetëm kaq, por shteti ju sjell në auditore njerëz të lidhur me krimin si rasti i z. Shoraj, duke vënë dhe jetën tuaj në rrezik.

Sot drejtuesit e universiteteve ju vënë “gjoba” për çdo vërtetim dhe provim, ndërkohë që vetë zotërojnë pasuri marramendëse që sigurisht nuk e kanë siguruar përmes rrogës që marrin si punonjës të shtetit. Sot, ndërkohë që të gjitha vendet europiane investojnë në punë kërkimore dhe inovacion, shteti dhe universitetet jua mohojnë këtë mundësi duke limituar potencialet tuaja dhe të ardhmen tuaj.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla sot ju ka frikë, dhe mos u shqetësoni për divergjencat që ajo bën. Nuk mund të presësh shumë nga një individ e cila emrat e akademikëve/intelektualëve (jo publik) që unë propozova, por me produkt shkencor dhe karrierë të suksesshme akademike nuk i pranon si këshilltarë, dhe vetëm sepse ata nuk sjellin vota.

Ajo do pranë individë që janë pa shkollë, pa diploma, me tituj fallco por me para, sepse në këtë mënyrë mund ti përdorë për të thithur elektorat. Ministrja, kjo qeveri dhe çdo qeveri në këto 30 vite ju sheh si militant, dhe jo si potencialin më të madh të vendit që kërkon përkujdesje dhe investim cilësor! Por ju sot po i thoni nën një zë: fund korrupsionit në arsim dhe drejtimit kriminal të universiteteve, fund nëpërkëmbjes!

Vazhdoni krenar betejën tuaj! Ministrja, qeveria dhe gjithë klasa politike ju kanë frikë sot; tremben nga guximi që ju po tregoni. Vazhdoni kërkesën tuaj për një arsim cilësor, keni gjithë shoqërinë shqiptare që ju mbështet. Gjithë sytë janë nga ju, sepse ju meritoni më të mirën!

More in AKTUALITET, LAJME
Berisha sulmon nga Kosova Hashim Thaçin dhe Baton Haxhiun: I shërbejnë Serbisë së Madhe

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të forta ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi të cili e ka quajtur një...

Close