X

Zhduket 7-vjeçari, familjarët apel për ndihmë: Policia e ka neglizhuar/ EMRI

Një fëmijë 7 vjeç ka humbur në Durrës që prej ditës së shtunë (1 dhjetor 2018) dhe nuk është kthyer më në shtëpi.

Ai quhet Frenkli Vokli, 7 vjeç, banues në Durrës.

Familjarët e Frenklit thanë për Jeta Osh Qef se, “Flenkli ka qenë duke luajtur me shokët në lagje dhe nuk është kthyer në darkë në shtëpi.

Të veshur kishte një triko jeshile, xhinse dhe atlete sportive. Frenkli Vokli është i datëlindjes 10 qershor 2011.”

Familjarët e Frenklit shprehen se e kanë bërë denoncimin e humbjes së tij në polici, por që sipas tyre rasti është neglizhuar dhe deri tani nuk ka asnjë pistë për zhdukjen e 7-vjeçarit.

Apeli i tyre është që nëse dikush e shikon ose e ka parë këto ditë të njoftojë në numrin 0688808035!
Shpresojmë që Frenkli të jetë mirë dhe të gjendet sa më shpejt, mos ngurroni të lajmëroni familjarët e tij nëse keni informacion ose e shihni 7-vjeçarin diku.

More in AKTUALITET, LAJME
Nën kërcënimin e armës maskat grabisin tregtarin

Tre persona të maskuar kanë grabitur nën kërcënimin e armës një tregtar gjatë mëngjesit të sotëm pranë Qytetit të Nxënësve....

Close