X

VIDEO E RE/ Si u përplasën banorët e Astirit me policinë

Policia e kryeqytetit ka liruar banorët e zonës së Astirit të cilët u shoqëruan në komisariat gjatë mbrëmjes së të shtunës pas protestës dhe konfrontimeve me policinë. Pasi janë marrë në pyetje për afro më shumë se një orë në dy komisariate të kryeqytetit, banorët janë lënë të lirë. Në Komisariatin e Policisë nr. 6 ishin shoqëruar shtetasit Gentian Gjoni, Altin Cejku, ndërsa në Komisariatin e Policisë nr.6, Shkëlzen Sadikaj, Dritan Cejku dhe Adriatik Cejku. Disa gazetarë e kameramanë që raportonin nga terreni, kanë pretenduar se janë dhunuar nga policia gjatë ndërhyrjes. Në furgonin e policisë, përfundoi edhe deputeti demokrat Klevis Balliu. Ai tha se po shoqëronte një të mitur sepse policia ishte e dhunshme dhe prania e tij do te ndalonte abuzimin fizik.

bandicam 2018-12-01 19-15-12-253.mp4 on Vidnews.

More in AKTUALITET, LAJME
Shifrat e frikshme të Juventus: nuk ka rivalë për bardhezinjtë, tani +11 dhe një rekord në Serie A

Një tjetër provë force e Juventus, gjithnjë e më tepër dominuese e kampionatit: edhe Fiorentina përulet përpara Zonjës së Vjetër,...

Close