X

Kryemadhi të rinjve të LRI: Protestoni me banorët e Unazës së Re, Edi Rama…

Gjatë ditës së sotme, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka organizuar takim me strukturat e LRI-së, duke kërkuar mbështetjen e protestuesve të Unazë së Re, të cilët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre.

Kryemadhi tha se nuk është kundër projektit por kërkon dëmshpërblim për banorët.

“Nuk jemi kundër rrugës te Unaza e Re dhe zhvillimit, por kundër arrogancës dhe papërgjegjshmërisë dhe vjedhjes. 40 milionë euro shkon rruga plus 8 mln TVSH që janë një vjedhje e jashtëzakonshme,” u shpreh Kryemadhi.

Deklarata e Plotë:

Duhet të zgjojmë qelizat e trurit tonë për të filluar angazhimin dhe për të sensibilizuar të afërmit se situata është emergjente. Sot fati i rinisë është në diskutim.

Vetëm në tre vite 23 mijë maturantë elitarë kërkojnë të largohen nga Shqipëria. Kjo në një anë është shumë e mirë, pasi tregon se është e aftë të përballet me sfidat, por ne e dimë se mungesa e besimit te sistemi arsimor shqiptar është e madhe. Sot në Shqipëri ka rënë një sëmundje e madhe, mungesë besimi.

Nëse të rinjtë duan të ikin, ne nuk do të kemi më mësues, inxhinierë, mjekë dhe lidera për të drejtuar këtë vend. Pasi këto 27 vite klasa politike ka punuar mbrapsht, pjesë e së cilës jemi edhe ne që duhet të kishim ngritur zërin. Misioni i një prindi nuk është as pushteti, as puna, por një jetë më e mirë për fëmijët e tyre.

Nuk jemi kundër rrugës te Unaza e Re dhe zhvillimit, por kundër arrogancës dhe papërgjegjshmërisë dhe vjedhjes. 40 milionë euro shkon rruga plus 8 mln TVSH që janë një vjedhje e jashtëzakonshme.

Arroganca e Ramës duhet të jetë e kujdesshme, pasi kur mendon se je më i fortë je më i dobët. Të rinjtë e LRI-së duhet ti bashkohen protestës për tu treguar se ata nuk janë vetëm, ku është fillimi i fundit të Edi Ramës” deklaroi ajo.

Banorët e Unazës së Re që preken nga projekti dhe që kanë banesat pa leje vijojnë protestën prej 27 ditësh duke kërkuar dëmshpërblim të plotë, ndërsa qeveria ka përcaktuar se shpronësim do të ketë vetëm për ata që kanë shtëpitë me dokumentacion të rregullt dhe për pjesën tjetër bonus qiraje dhe strehim social. TPZ.AL

More in Uncategorized
Baton Haxhiu: Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës, projekt për përcaktimin e të ardhmes politike për vitet 2025, 2035, 2050

Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, u shpreh se ka një projekt nga ana e qeverisë së Shqipërisë...

Close